AEG BS9314401M Recipe Book Page 26

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 25
GARNITURA
Zarzavate, mesdhetare
Përbërësit:
200 g kungulleshka
1 spec i kuq
1 spec jeshil
1 spec i verdhë
•100 g kërpudha
•2 qepë
150 g domate të vogla si qershia
ullinj jeshilë dhe të zinj
Metoda:
Lani dhe prisni zarzavatet në copa. Qëroni
qepët dhe pritini në rripa. Vendosini
zarzavatet në një enë qelqi. Vendosni
enën në pajisje. Prisni ullinjtë. Pas gatimit,
hidhuni zarzavateve kripë, piper, borzilok
dhe rigon sipas dëshirës.
Koha në pajisje: 30 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Shtoni 600 ml ujë në sirtarin e ujit
Zarzavate, tradicionale
Përbërësit/Metoda:
Sipas dëshirës, grumbulloni zarzavatet e
mëposhtme, rreth 750 g në total.
kohlrabi, të qëruara dhe të prera në
rripa
karota, të qëruara dhe të prera në
kubikë
lulelakër, të larë dhe të ndarë në copa
qepë, të qëruara dhe të prera
kopër, e qëruar dhe e prerë
selino, e qëruar dhe e prerë në kubikë
presh, të qëruar dhe të prerë
Pas gatimit:
50 g gjalpë
nëse dëshirohet, piper dhe kripë
Metoda:
Vendosini zarzavatet në një enë prej
inoksi ose tas qelqi me tavë me vrima.
Pasi të jenë përgatitur, spërkatini me
gjalpë të shkrirë dhe nëse dëshironi
hidhuni edhe piper e kripë.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Shtoni 650 ml ujë në sirtarin e ujit
Domate të qëruara
Metoda:
Me thikë prisni majën e domateve në
formë kryqi, vendosini në enën e avullit
dhe futini në pajisje. Pasi të përfundojë
koha e gatimit, hiquni domateve lëkurën.
Koha në pajisje: 10 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Shtoni 150 ml ujë në sirtarin e ujit
Patate me lëkurë
Përbërësit:
1000 g patate të madhësisë së mesme
Metoda:
Lajini patatet dhe vendosini në një enë
avulli..
Koha në pajisje: 55 minuta.
Pozicioni i raftit: 3
Shtoni 800 + 200 ml ujë në sirtarin e ujit
Patate të ziera
Përbërësit:
1000 g patate
Metoda:
Qërojini patatet dhe pritini në kubikë të
barabartë. Vendosini patatet në një tas
avulli dhe hidhini kripë.
Koha në pajisje: 40 minuta.
Pozicioni i raftit: 2
Shtoni 800 ml ujë në sirtarin e ujit.
Dumplings me kripë
Përbërësit/Metoda:
300 g brumë gjevreku
200 ml qumësht
•3 vezë
2 tufa majdanoz të grira
2 qepë, të grira hollë
10 g gjalpë
kripë, piper, arrë moskat
Metoda:
Ngrohni qumështin. Pritini copat e brumit
të gjevrekut në kubikë 1 cm, njomini me
qumështin e ngrohtë dhe lërini të zhytura
për 5 minuta që të njomen mirë. Rrihini
dhe shtojini vezët. Skuqini lehtë qepët e
grira në gjalpë derisa të bëhen të
26
www.aeg.com
Page view 25
1 2 ... 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32

Comments to this Manuals

No comments