AEG BS9314401M Recipe Book Page 8

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 7
1/2 lugë kafe piper
250 g kërpudha të prera të konservuara
20 g niseshte
Metoda:
Pastrojini kofshët e pulës dhe vendosini
në një tavë pjekjeje. Përzieni pjesën tjetër
të përbërësve së bashku dhe hidhini sipër
kofshëve të pulës.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Coq au Vin
Përbërësit:
•1 pulë
•kripë
piper
1 lugë gjelle miell
50 g gjalpë i kulluar
500 ml verë e bardhë
500 ml lëng pule
4 lugë gjelle salcë soje
1/2 tufë majdanoz
•1 degëz trumzë
150 g pastërma e prerë në kubikë
250 g kërpudha "gështenjë", të
pastruara dhe të prera në katërsh
12 qepujka të qëruara
2 thelpinj hudhra, të qëruar dhe të
shtypur
Metoda:
Pastrojeni pulën dhe marinojeni me kripë
dhe piper dhe spërkateni me miell.
Ngroheni gjalpin e kulluar në një tavë
pjekjeje mbi një vatër, skuqeni pulën në
të gjitha anët. Hidhni verën e bardhë,
lëngun e pulës dhe salcën e sojës dhe
lërini deri sa të ziejnë.
Shtoni majdanozin, trumzën, pastërmanë
e prerë në copa, kërpudhat, qepujkat dhe
hudhrën.
Ziejeni sërish, mbulojeni me kapak dhe
futeni tavën në pajisje.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Patë e pjekur me portokall
Përbërësit:
1 patë (1.6 – 2.0 kg)
•kripë
piper
3 portokaj, të qëruar, të hequr
bërthamat dhe të prerë në kubikë
1/2 lugë kafeje kripë
2 portokaj për lëngun
•150 ml sheri
Metoda:
Pastrojeni patën, marinojeni me kripë dhe
piper dhe fërkojeni me lëkurat e
portokallit.
Mbusheni patën me copat e portokallit të
marinuara me kripë dhe qepeni.
Vendoseni rosën në tavën e pjekjes, me
gjoksin poshtë.
Shtrydhni lëngun e portokajve, përziejeni
me sheri dhe hidheni mbi rosën.
Futni rosën në pajisje; kthejeni pas 30
minutash. Do të tingëllojë një sinjal.
Koha në pajisje: 90 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Pulë e mbushur
Përbërësit:
1 pulë, 1,2 kg (me të brendshmet)
1 lugë gjelle vaj
1 lugë kafeje kripë
1/4 lugë kafeje spec i kuq
50 g thërrime buke
3 - 4 lugë gjelle qumësht
1 qepë e grirë
1 tufë majdanoz i grirë
20 g gjalpë
•1 vezë
kripë e piper
Metoda:
Pastrojeni pulën dhe thajeni. Përzieni
vajin, kripën, specin e kuq dhe fërkojeni
pulën me të.
Mbushja: Përzieni bashkë thërrimet e
bukës dhe qumështin. Vendosni qepët e
grira, majdanozin dhe gjalpin në një enë
për t'i skuqur pak. Së fundi, grini zemrën,
mëlçinë e stomakun dhe shtoni një vezë.
Më pas përzieni çdo gjë së bashku dhe
shtoni kripë e piper.
Vendoseni gjoksin e pulës poshtë në
tavën e pjekjes, futeni në pajisje; kthejeni
në anën tjetër pas 30 minutash. Do të
tingëllojë një sinjal.
Koha në pajisje: 90 minuta
Pozicioni i raftit: 1
8
www.aeg.com
Page view 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments