AEG BS9314401M Recipe Book Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
4 feta nga këmba e viçit, rreth 3 - 4 cm
të trasha (të prera tërthorazi me kockën)
4 karota mesatare, të prera në kubikë
4 bishta selinoje, të prera në kubikë
1 kg domate të pjekura, të qëruara, të
përgjysmuara që t'ju jetë hequr mesi
dhe të prera në kubikë
1 tufë majdanoz, i larë dhe i grirë në
copa të mëdha
4 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell për të lyer
6 lugë gjelle vaj ulliri
250 ml verë e bardhë
250 ml lëng mishi
3 qepë të madhësisë së mesme, të
qëruara dhe të grira imët
3 thelpinj hudhra, të qëruara dhe të
grira imët
1/2 luge kafeje trumzë dhe rigon
2 gjethe dafine
2 rrënjë karafili
kripë, piper i zi i sapo bluar
Metoda:
Shkrini 4 lugë gjalpë në tavën e pjekjes
dhe skuqni paksa perimet në të. Hiqni
perimet nga tava e pjekjes.
Lajini thelat e mishit të viçit, thajini,
marinojini dhe lyejini me miell. Shkundeni
miellin e tepërt. Ngrohni vajin e ullirit dhe
skuqini thelat në temperaturë mesatare
deri sa të skuqen në ngjyrë kafe të hapur.
Hiqeni mishin dhe derdheni vajin e tepërt
nga tava e pjekjes.
Shuajeni lëngun e mishit në tavën e
pjekjes me 250 ml verë, vendoseni në një
tenxhere dhe lëreni të ziej për pak kohë.
Shtoni 250 ml lëng mishi së bashku me
majdanozin, trumzën, rigonin dhe
domatet e grira. Marinojeni me kripë e
piper. Pastaj lëreni deri sa të ziej sërish.
Vendosni perimet në një tavë pjekjeje,
vendosni mishin sipër dhe hidhni salcën
mbi të. Mbulojeni tavën e pjekjes me një
kapak dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 120 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Gjoks viçi i mbushur
Përbërësit:
•1 simite
•1 vezë
200 g mish i grirë
kripë, piper
1 qepë e grirë
majdanoz i grirë
1 kg mish viçi tul (me prerje si xhep në
të)
perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
50 g pastërma derri
•250 ml ujë
Metoda:
Njomeni bukën në ujë dhe pastaj
shtrydheni ujin. Më pas përzieni vezën,
mishin e grirë, kripën, piperin, qepët dhe
majdanozin e grirë.
Marinojeni tulin e viçit (me prerjen si xhep
në mes) dhe mbusheni xhepin me masën
e përgatitur. Pastaj qepeni hapjen.
Vendoseni gjoksin e viçit në një tavë
pjekjeje, shtoni perimet e supës,
pastërmanë dhe ujin. Kthejeni mishin pas
30 minutash.
Koha në pajisje: 100 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Qofte
Përbërësit:
2 simite të thara
1 qepë
3 lugë gjelle majdanoz i grirë
750 g mish i grirë (përzierje mish lope e
mish derri)
•2 vezë
kripë, piper dhe spec i kuq
100 g feta pastërmaje
Metoda:
Futini copat e bukës në ujë dhe pastaj
shtrydheni ujin prej tyre. Qëroni qepën e
grijeni hollë, pastaj skuqeni pak dhe
shtoni majdanozin e grirë.
Përzieni mishin e grirë, vezët, bukën e
shtrydhur nga uji dhe qepët. Hidhini
kripë, piper e spec të kuq, vendoseni në
një tavë pjekjeje drejtkëndore dhe
mbulojeni me feta pastërmaje. Shtoni pak
ujë dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 70 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4
www.aeg.com
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments