AEG BS9314401M Recipe Book Page 15

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 14
•125 ml qumësht
Pas pjekjes:
•375 ml ujë
•200 g sheqer
100 ml konjak kumbulle ose 100 ml liker
portokalli
Metoda:
Hidhni në një tas për përzierje miellin,
majanë e thatë, sheqerin, gjalpin, të
verdhat e vezëve, kripën, vaniljen pluhur
dhe qumështin dhe rrihini deri sa të
krijohet një masë brumi e njëtrajtshme.
Mbulojeni brumin në tas dhe lëreni të vijë
për 1 orë. Pastaj brumin vëreni në një
formë keku të rrumbullakët të lyer me
yndyrë dhe mbulojeni e lëreni të vijë
përsëri për 45 minuta të tjera.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Pas pjekjes:
Lëreni ujin dhe sheqerin të ziejnë dhe
lëreni më pas të ftohet.
Shtojini konjak kumbulle ose liker
portokalli ujit me sheqer dhe përziejini së
bashku.
Kur keku të jetë ftohur, shpojeni disa herë
me një kunj druri dhe pastaj lëreni që
keku të thithë gjithë përzierjen në mënyrë
të njëtrajtshme.
Ëmbëlsirë "Brownie"
Përbërësit:
250 g çokollatë e thjeshtë
250 g gjalpë
•375 g sheqer
2 pako vanilje me sheqer (afërsisht 16 g)
pak kripë
5 lugë gjelle ujë
•5 vezë
•375 g arra
•250 g miell
1 lugë e rrafshët me sodë buke
Metoda:
Copëtojeni çokollatën në copa të mëdha
dhe shkrijeni në banjëmari.
Përzieni së bashku gjalpin, sheqerin,
vaniljen, kripën dhe ujin, dhe shtoni vezët
dhe çokollatën e shkrirë.
Grijini trashë arrat, shtoni miellin dhe
sodën e bukës dhe përziejeni të tëra
bashkë.
Shtroni letër gatimi në një tavë të thellë,
hidhni masën e përgatitur dhe sheshojeni.
Koha në pajisje: 50 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Pas pjekjes:
Lëreni të ftohet, hiqni letrën e gatimit dhe
priteni në kuadrate.
Kek në kupa
Përbërësit:
150 g gjalpë
•150 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8 g)
pak kripë
lëkura e një limoni të patrajtuar me
dyllë
•2 vezë
50 ml qumësht
25 g miell misri
225 g miell
10 g sodë buke
1 kavanoz me vishnje (375 g)
225 g copa çokollatash
Të tjera:
Forma të vogla prej letre, me diametër
rreth 7 cm
Metoda:
Përzieni gjalpin, sheqerin, vaniljen, kripën
dhe lëkurën e një limoni të patrajtuar me
dyllë. Shtoni vezët dhe përziejini përsëri
të tëra bashkë.
Përzieni miellin e misrit, miellin dhe sodën
e bukës dhe rriheni masën me qumështin.
Kullojini vishnjet dhe hidhini te masa së
bashku me copat e çokollatës.
Hidheni masën në kupat prej letre, vërini
kupat në tavën e pjekjes dhe futini në
pajisje. Përdorni formë kekësh me kupa
nëse ka.
Koha në pajisje: 40 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Ëmbëlsirë
Përbërësit:
2 shtresa brumi origjinale zvicerane për
torta ose brumë me peta (i hapur me
kënde të drejta)
50 g lajthi të copëtuara
1,2 kg mollë
SHQIP
15
Page view 14
1 2 ... 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments