AEG BS9314401M Recipe Book Page 11

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 10
Lyeni tavën zjarrduruese të pjekjes me
gjalpë. Shtroni një të tretën e patateve
dhe qepëve në tavë. Mbi to hidhni
gjysmën e filetove të ançevive dhe
mbulojini me një të tretën tjetër të
qepëve dhe patateve. Pjesën e mbetur të
filetove të ançevive hidheni sipër. Mbi to
shtroni pjesën e mbetur të qepëve dhe
patateve, në mënyrë që shtresa e sipërme
të jetë patate.
Hidhni piper dhe trumzë të grirë mbi to.
Hidhni lëngun e ançevive mbi gatesën
dhe shtoni ajkën. Shpërndani thërrimet e
bukës dhe vendosni copa të vogla gjalpi
mbi to.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Peshk i zier (troftë)
Përbërësit:
1 limon
peshk
Metoda:
Lajeni, thajeni dhe spërkateni me lëng
limoni brenda dhe jashtë. Lërini të
njomen për pak kohë dhe më pas
lezetojini me kripë e piper. Vendosini
peshqit në një enë prej çeliku të
paoksidueshëm me tavë me vrima.
Koha në pajisje: 25 minuta
Pozicioni i raftit: 3
KEK
Ëmbëlsirë me limon
Përbërësit për përzierjen:
250 g gjalpë
•200 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8 g)
pak kripë
•4 vezë
•150 g miell
150 g miell misri
1 lugë kafeje të rrafshët sodë buke
lëkurë e grirë e 2 limonëve
Përbërësit për pjesën sipër:
125 ml lëng limoni
100 g sheqer pluhur
Të tjera:
Tavë me formë katrore për pjekje, 30
cm e gjatë
Margarinë për lyerjen e tavës
Thërrime buke për të veshur formën e
pjekjes
Metoda:
Gjalpin, sheqerin, lëkurën e grirë të
limonit, vaniljen dhe kripën hidhini një tas
dhe përziejini së bashku derisa të krijohet
një masë kremi. Më pas hidhni vezët një
nga një dhe përziejeni edhe njëherë
masën.
Më pas në përzierjen kremoze hidhni
sodën e bukës të përzier me miellin dhe
miellin e misrit dhe vazhdoni ta përzieni të
gjithë masën.
Më pas hidheni brumin në formën e
pjekjes, të lyer në fund me yndyrë dhe të
shtruar me thërrime, dhe futeni në pajisje.
Pas pjekjes, përzieni lëngun e limonit me
sheqerin pluhur. Përmbyseni kekun në një
letër alumini.
Ngrijeni letrën e aluminit anash buzëve të
kekut në mënyrë që lëngu të mos
derdhet. Shpojeni kekun me një kunj
vogël druri dhe pastaj shtroni me një
furçë masën e përftuar. Pas kësaj, lëreni
për njëfarë kohe ëmbëlsirën që të thithë
lëngun.
Koha në pajisje: 75 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Kek suedez
Përbërësit:
•5 vezë
•340 g sheqer
100 g gjalpë i shkrirë
360 g miell
1 pako sodë buke (afërsisht 15 g)
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8 g)
pak kripë
•200 ml ujë i ftohtë
Të tjera:
Tavë pjekjeje e rrumbullakët 28 cm, e
zezë, e veshur në fund me letër pjekjeje
Metoda:
Sheqerin, vezët, pluhurin e vaniljes dhe
kripën hidhini një tas për t’i përzier dhe
përziejini për 5 minuta. Pas kësaj shtoni
gjalpin e shkrirë dhe trazojeni masën.
Shtoni në masën kremoze miellin e
përzier me sodën e bukës dhe vazhdoni
ta trazoni.
SHQIP
11
Page view 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments