AEG BS9314401M Recipe Book Page 13

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 12
70 g bajame të qëruara
Të tjera:
Tavë e zezë rrethore për pjekje, me
diametër 24 cm
Margarinë për lyerjen e tavës
Thërrime buke për të veshur formën e
pjekjes
Metoda:
Gjalpin, sheqerin, vaniljen me sheqer dhe
kripën hidhini në një tas dhe rrihini së
bashku. Më pas, hidhni vezët një nga një
dhe rriheni dhe njëherë masën. Shtoni në
masën kremoze miellin e përzier me
sodën e bukës dhe vazhdoni ta trazoni të
gjithë masën.
Hidhni dhe frutat e përziejini mirë.
Vendoseni përzierjen në tavën e
përgatitur dhe shtrojeni përzierjen pak më
lart nga anët sesa në qendër. Zbukurojini
anët dhe mesin e kekut me bajamet e
plota të qëruara. Futeni kekun brenda
pajisje.
Koha në pajisje: 100 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Kek Shtrusel
Përbërësit për brumin:
•375 g miell
20 g maja birre
150 ml qumësht i vakët
•60 g sheqer
pak kripë
2 të verdha vezësh
75 g gjalpë i zbutur
Përbërësit për pjesën e shkrifët:
•200 g sheqer
200 g gjalpë
1 lugë çaji kanellë
•350 g miell
50 g arra të copëtuara
30 g gjalpë i shkrirë
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierjeje dhe
krijoni një boshllëk në qendër. Copëtoni
majanë e birrës, hidheni në pjesën e
hapur të miellit, përziejeni me qumështin
dhe pak miell nga anët, trazojeni me
miellin dhe lëreni masën në një vend të
ngrohtë që të vijë derisa pjesa e brumit e
lyer me miell nga lart të fillojë të
plasaritet.
Hidheni pjesën e mbetur të sheqerit, të
verdhat e vezëve dhe kripën në anë të
miellit. Të gjithë përbërësit përziejini në
një masë brumi me maja.
Pas kësaj, lëreni brumin në një vend të
ngrohtë që të vijë derisa të jetë dyfishuar
në masë. Hapeni brumin dhe vendoseni
atë në një tavë të lyer me yndyrë dhe
lëreni të vijë përsëri.
Sheqerin, gjalpin dhe kanellën hidhini në
një tas dhe përziejini së bashku.
Shtoni miellin dhe arrat dhe përziejini ato
së bashku për të formuar një përzierje
thërrimesh.
Shpërndani gjalpin mbi brumin e ardhur
dhe më pas shpërndani njëtrajtësisht
përzierjen e thërrimeve.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Bukë me maja e thurur
Përbërësit për brumin:
750 g miell
30 g maja birre
400 ml qumësht
•10 g sheqer
15 g kripë
•1 vezë
100 g gjalpë i zbutur
Përbërësit për sipërfaqen:
1 të verdhë veze
pak qumësht
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierjeje dhe
krijoni një boshllëk në qendër. Copëtoni
majanë e birrës, hidheni në pjesën e
hapur të miellit, përziejeni me qumështin,
pak sheqer, dhe pak miell nga anët,
trazojeni me miellin dhe lëreni masën në
një vend të ngrohtë që të vijë derisa pjesa
e brumit e lyer me miell nga lart të fillojë
të plasaritet.
Hidheni pjesën e mbetur të sheqerit,
kripës, vezën dhe gjalpin në anë të miellit.
Të gjithë përbërësit përziejini në një masë
brumi me maja.
Pas kësaj, lëreni brumin në një vend të
ngrohtë që të vijë derisa të jetë dyfishuar
në masë.
Ndajini në tre pjesë të barabarta brumi
dhe secilën bëjeni si një litar. Gërshetojini
të tre litarët me njëri-tjetrin.
SHQIP
13
Page view 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments