AEG BS9314401M Recipe Book Page 25

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 24
shpërndani djathin parmixhano mbi
gatesë.
Koha në pajisje: 45 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Shtoni 300 ml ujë në sirtarin e ujit
Gratin çikoreje
Përbërësit:
8 çikore të madhësisë mesatare
8 feta proshutë e butë
30 g gjalpë
1,5 lugë gjelle miell
150 ml lëng zarzavatesh (nga çikorja)
5 lugë gjelle qumësht
100 g djathë i grirë
Metoda:
Prijeni në gjysmë çikoren dhe hiqni pjesën
e hidhur. Pastaj lajeni me kujdes dhe
vëreni mbi avull nga uji i vluar për 15
minuta.
Nxirrini gjysmat e çikores nga uji,
rifreskojini në ujë të ftohtë dhe bashkojini
prapë gjysmat. Më pas mbështilleni
secilën me një fetë proshutë dhe vëreni
në tavën e pjekjes të lyer me yndyrë.
Shkrini gjalpin dhe shtoni miellin. Skuqeni
pak dhe hidhni lëngun e perimeve dhe
qumështin dhe lërini deri sa të ziejnë.
Hidhni 50 g djathë në tenxhere dhe hidhni
sipër çikoren. Më pas hidhni pjesën e
mbetur të djathit mbi gatesë.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Shtoni 300 ml ujë në sirtarin e ujit
Tavë me mish viçi
Përbërësit:
600 g mish viçi
kripë e piper
miell
10 g gjalpë
•1 qepë
330 ml birrë e errët
2 lugë kafeje sheqer i parafinuar
2 lugë gjelle salcë domatesh
500 ml lëng mishi
Metoda:
Priteni mishin e viçit në copa katrore,
marinojeni me kripë dhe piper e hidhini
pak miell sipër.
Shkrini gjalpin në një enë dhe skuqni
copat e mishit. Pastaj vëreni në një enë
gatimi.
Qëroni qepët dhe grijini imët, skuqini në
pak gjalpë, pastaj hidhini mbi mishin.
Në një enë përzieni birrën e zezë,
sheqerin kaf, salcën e domates dhe
lëngun e mishit, hidheni përzierjen në një
tigan e lërini derisa të fillojnë të ziejnë.
Pastaj hidheni sipër mishit (mishi duhet të
jetë i mbuluar).
Mbulojeni dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 120 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Tavë me lakër
Përbërësit:
1 lakër (800 g)
•manxuranë
1 qepë
•vaj për të skuqur
400 g mish i grirë
250 g oriz kokërrgjatë
kripë, piper dhe spec i kuq
1 litër lëng mishi
200 ml krem gatimi
100 g djathë i grirë
Metoda:
Prisni lakrën në katër dhe hiqni pjesën e
bishtit. Përvëlojeni në ujë të kripur dhe
hidhini borzilok.
Qëroni qepën dhe grijeni imët, skuqeni
me pak vaj. Pastaj shtoni mishin e grirë
dhe orizin kokërrgjatë, skuqeni dhe
hidhini kripë, piper dhe spec të kuq.
Shtoni lëngun e mishit dhe lëreni të zihet
për 20 minuta me kapak.
Vini shtresa të lakrës dhe të përzierjes së
orizit/mishit të grirë në enë.
Hidhni ajkën e gatimit mbi gatesë dhe
shpërndani djathin sipër saj.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Shtoni 300 ml ujë në sirtarin e ujit
SHQIP
25
Page view 24
1 2 ... 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32

Comments to this Manuals

No comments