AEG BS9314401M Recipe Book Page 10

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 9
4 degëza trumzë të freskët
3 kg kripë të ashpër
Metoda:
Pastrojeni peshkun dhe lyejeni me lëng
limoni nga dy limonët e pa trajtuar me
dyllë.
Priteni koprën në feta të holla dhe futeni
së bashku me trumzën e freskët tek
peshku.
Vendosni gjysmën e kripës së ashpër në
tavën e pjekjes dhe vini peshkun mbi të.
Mbulojeni peshkun me gjysmën tjetër të
kripës dhe shtypeni mirë.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Kallamarë të mbushur
Përbërësit:
1 kg kallamar i madhësisë mesatare i
pastruar
1 qepë e madhe
2 lugë gjelle vaj ulliri
90 g oriz kokërrgjatë i gatuar
4 lugë gjelle stika
4 lugë gjelle stafidhe
2 lugë gjelle majdanoz i grirë
kripë, piper
lëng limoni
4 lugë gjelle vaj ulliri
•150 ml verë
500 ml lëng domatesh
Metoda:
Lyejeni mirë kallamarin me kripë dhe
pastaj lajeni me ujë të rrjedhshëm.
Qëroni qepën, grijeni imët dhe skuqeni
me dy lugë gjelle vaj ulliri deri sa të bëhet
transparente. Shtoni orizin kokërrgjatë,
marulet, stafidhet dhe majdanozin e grirë
tek qepët dhe marinojeni me kripë, piper
dhe lëng limoni. Mbushini kallamarët me
përzierjen, qepni hapjen.
Hidhni katër lugë gjelle vaj ulliri në një
tavë pjekjeje dhe skuqeni pak kallamarin.
Shtoni verën dhe lëngun e limonit.
Mbulojeni tavën e pjekjes me një kapak
dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Peshk në avull
Përbërësit:
400 g patate
2 tufa qepë të njoma
2 thelpinj hudhra
1 kavanoz të vogël me domate të grira
(400 g)
4 fileto salmoni
lëng limoni
kripë e piper
75 ml lëng perimesh
•50 ml verë e bardhë
1 degëz rozmarinë
•150 ml verë
1/2 tufë me trumzë të freskët
Metoda:
Lajini patate, qërojini, pritini në katërsh
dhe ziejini në ujë me kripë për 25 minuta,
pastaj kullojini dhe pritini në feta.
Lajini qepët e njoma dhe grijini imët.
Qëroni hudhrat dhe pritini në copëza.
Përzieni qepët dhe hudhrat me domatet e
grira.
Lyejini filetot e salmonit me lëng limoni
dhe lërini të marinohen. Pastaj thajini dhe
hidhuni kripë e piper.
Përzieni perimet dhe patatet dhe
vendosini në një enë zjarrduruese të lyer
me yndyrë, marinojini dhe vendosni
salmonin mbi to.
Hidhni lëngun e zarzavateve dhe verën e
bardhë sipër, shpërndajeni rozmarinën
dhe trumzën mbi të.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Jansons Temptation
Përbërësit:
8 - 10 patate
2 qepë
125 g fileto ançevi
300 ml ajkë
2 lugë gjelle thërrime buke
piper
trumzë e freskët e grirë
2 lugë gjelle gjalpë
Metoda:
Lajini patatet, qërojini dhe pritini në rripa
të hollë. Qëroni qepët dhe pritini në rripa.
10
www.aeg.com
Page view 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments