AEG BS9314401M Recipe Book Page 24

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 23
patateve dhe shpërndani përsëri mbi to
pjesën e mbetur të djathit të grirë.
Grini thelbin e dytë të hudhrës dhe
përziejeni së bashku me vezët, qumështin
dhe ajkën. Hidhni mbi patate masën e
përgatitur dhe pastaj shpërndani mbi
sipërfaqe pjesën e mbetur të gjalpit.
Koha në pajisje: 65 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Shtoni 200 ml ujë në sirtarin e ujit
Musaka (për 10 persona)
Përbërësit:
1 qepë të grirë
vaj ulliri
1,5 kg mish i grirë
1 kavanoz me domate të grira (400 g)
50 g djathë i grirë
4 lugë gjelle me thërrime buke
kripë e piper
kanellë
1 kg patate
1,5 kg patëllxhanë
gjalpë për të skuqur
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
•600 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
150 g djathë i grirë
4 lugë gjelle thërrime buke
50 g gjalpë
Metoda:
Skuqni qepët e grira në pak vaj ulliri, dhe
pastaj shtoni mishin e grirë dhe kaurdisini.
Shtoni domatet e grira, djathin Emmental
të grirë dhe thërrimet e bukës, trazojini
mirë dhe lërini deri sa të ziejnë. Më pas
hidhni kripë, piper dhe kanellë dhe hiqeni
nga vatra e zjarrit.
Qëroni patatet dhe pritni në feta 1 cm të
trasha, lani patëllxhanët dhe pritini në feta
1 cm të trasha.
Thajini të gjitha fetat me letër kuzhine. Më
pas skuqini në një tigan me shumë gjalpë.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit:
shkrini gjalpin në një enë, shtoni miellin
dhe skuqeni deri sa të kthehet në ngjyrë
të verdhë duke e trazuar vazhdimisht.
Shtoni qumështin ngadalë, duke e përzier
vazhdimisht. Lezetojeni salcën me kripën,
piperin dhe arrën moskat dhe lëreni të
ziejë me kapak të hapur për rreth 10
minuta.
Vendosni fetat e patateve në fund të enës
zjarrduruese të lyer me yndyrë, hidhuni
sipër pak djathë të grirë. Shtroni një
shtresë patëllxhanë mbi të. Mbi këtë
shtresë vendosni një pjesë të përzierjes
me mishin e grirë. Mbi këtë shtresë
vendosni një pjesë të salcës beshamel.
Më pas vendosini një shtresë tjetër
patatesh, të ndjekur nga patëllxhanët dhe
pastaj mishi i grirë. Shtresa e fundit duhet
të jetë salca beshamel. Sipër saj hidhni
pjesën e mbetur të djathit dhe thërrimet e
bukës. Shkrini gjalpin dhe hidheni mbi
musaka.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Shtoni 300 ml ujë në sirtarin e ujit
Pasta Gratin
Përbërësit:
1 litër ujë
•kripë
250 g taljatele
250 g proshutë e butë
20 g gjalpë
1 tufë majdanoz
1 qepë
100 g gjalpë
•1 vezë
250 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
50 g djathë parmixhano i grirë
Metoda:
Lëreni ujin të ziejë me pak kripë. Hidhni
taljatelet në ujin e vluar me kripë dhe
lëreni të ziejnë për rreth 12 minuta. Pastaj
kullojini.
Pritni proshutën në kubikë të vegjël.
Nxehni gjalpin në një tigan.
Grini majdanozin dhe qëroni e grini
qepët. Skuqini të dyja në tigan.
Lyejeni një tavë pjekjeje me pak gjalpë.
Përzieni taljatelet, proshutën dhe
majdanozin dhe qepët e kaurdisura dhe
vërini në enë.
Përzieni vezën me qumështin dhe shtojini
kripë, piper dhe arrë moskati dhe pastaj
hidheni tek përzierja e makaronave. Pastaj
24
www.aeg.com
Page view 23
1 2 ... 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32

Comments to this Manuals

No comments