AEG BS9314401M Recipe Book Page 17

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 16
Kek me bajame
Përbërësit për përzierjen:
•5 vezë
•200 g sheqer
100 g marzipan
200 ml vaj ulliri
•450 g miell
1 lugë gjelle kanellë
1 pako sodë buke (afërsisht 15 g)
50 g fistikë të copëtuar
125 g bajame të grira
•300 ml qumësht
Përbërësit e pjesës së sipërme:
200 g reçel kajsie
5 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë çaji kanellë
2 lugë gjelle ujë të ngrohtë
bajame të prera
Të tjera:
tavë pjekjeje për kekët 28 cm
Metoda:
Përzieni vezët, sheqerin dhe marzipanin
për 5 minuta, pastaj me ngadalë shtoni
vajin e ullirit dhe përzierjen e vezëve.
Sitni miellin, kanellën dhe sodën e bukës
së bashku, pastaj shtoni në miell fëstëkët
dhe bajamet e prera. Më pas me kujdes
shtoni masën e vezëve së bashku me
qumështin.
Hidheni në formën e pjekjes ku të keni
shpërndarë thërrimet e bukës në fundin e
saj.
Koha në pajisje: 70 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Pas pjekjes:
Ngroheni reçelin e kajsive dhe shtrojeni
mbi kek me një furçë; pastaj lëreni të
ftohet. Përzieni sheqerin pluhur, kanellën
dhe ujin e ngrohtë; pastaj shtrojini mbi
kekun. Në fund, hidhni menjëherë
bajamet mbi shtresën e sheqerosur të
kekut.
Ëmbëlsirë me fruta
Përbërësit e brumit:
•200 g miell
pak kripë
125 g gjalpë
•1 vezë
•50 g sheqer
•50 ml ujë i ftohtë
Përbërësit për mbushjen:
Fruta të stinës (400 g mollë, pjeshka,
vishnje, etj.)
90 g bajame të grira
•2 vezë
•100 g sheqer
90 g gjalpë i zbutur
Të tjera:
Tavë për quiche me diametër 28 cm, e
lyer me yndyrë
Metoda:
Sitni miellin në një tas përzierjeje, dhe
shtoni te mielli kripën dhe gjalpin në copa
të vogla. Pastaj shtoni vezët, sheqerin dhe
ujin e ftohtë dhe punojeni në një masë
brumi.
Lëreni brumin 2 orë në frigorifer të ftohet.
Hapeni brumin e ftohur dhe shtrojeni në
një tavë të lyer me yndyrë dhe shpojeni
me një pirun. Pastroni frutat, hiquni mesin,
bërthamat ose farat, pritini në copa ose
feta të vogla dhe vërini mbi brumë.
Hidhni bajamet e grira, vezët, sheqerin
dhe gjalpin e zbutur në një tas dhe
përziejini bashkë. Pastaj hidheni këtë
masë mbi frutat dhe sheshojeni.
Koha në pajisje: 50 minuta
Pozicioni i raftit: 1
ËMBËLSIRA
Ëmbëlsirë me karamel
Përbërësit për përzierjen:
•100 g sheqer
•100 ml ujë
500 ml qumësht
1 bishtajë vaniljeje
•100 g sheqer
•2 vezë
4 të verdha vezësh
Tjetër:
6 tasa të vegjël për sufle
Metoda:
Vendosni 100 g sheqer në një enë dhe
shkrijeni deri sa të bëhet karamel kafe e
hapur. Pastaj shtoni ujin me kujdes (kujdes
- ka rrezik djegieje) dhe nxeheni derisa të
zihet. Ziejeni derisa të bëhet si shurup
dhe derdheni menjëherë brenda 6 tasave
SHQIP
17
Page view 16
1 2 ... 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments