AEG BSK792320M Recipe Book Page 7

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 6
2 thelpinj hudhra, të qëruar dhe të
shtypur
rozmarinë dhe trumzë të freskët
Metoda:
Me një thikë të mprehtë prisni forma
rombi tek lëkura. Hidhini kripë e piper
sipas dëshirës dhe skuqeni në të gjitha
anët me vaj ulliri në një tavë pjekjeje mbi
vatër, dhe pastaj hiqeni. Skuqni selinon
dhe preshin me pak vaj në një tavë
pjekjeje, pastaj shtoni domatet, ajkën,
thelpinjtë e hudhrës, rozmarinën dhe
trumzën, përziejini dhe vendoseni
shpatullën e derrit sipër. Futeni në
pajisje.
Koha në pajisje: 130 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4.6 Mish I Pjekur Festiv
Suedez
Përbërësit:
200 g kumbulla të thata
150 ml verë e bardhë
1,5 kg fileto derri ose copa mishi viçi
(pa kocka)
1 qepë mesatare
mollë
kripë, piper dhe spec i kuq
Metoda:
Zbutini kumbullat në verë të bardhë për
dy orë. Shpëlajeni mishin shkurtimisht
me ujë, pastaj thajeni. Hapni zgavra në
pjesën e poshtme të mishit dhe vendosni
nga një kumbull brenda çdo zgavre, duke
i shtyrë ato sa më shumë brenda mishit.
Hidhini mishit kripë e erëza dhe
vendoseni atë në tavën e pjekjes, me
pjesën pa kumbulla të drejtuar lart.
Qërojini qepët dhe mollën, prijini në tetë
copa dhe vendosini rreth rostos.
Mbusheni pjesën e mbetur të verës në të
cilën u njomën kumbullat me deri në
çerek litër ujë dhe hidhjani rostos.
Shoqëruese të përshtatshme janë
kroketat, patate gratin, brokoli ose të
ngjashme.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4.7 Kofshë Viçi
Përbërësit:
1 nyjë e pasme viçi 1,5-2 kg
4 feta proshutë e butë
2 lugë gjelle vaj
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji spec i kuq pak djegës i
bluar
1/2 lugë çaji borzilok
1 kavanoz të vogël me kërpudha të
prera (280 g)
perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
ujë
Metoda:
Bëni 8 prerje për së gjati në gjithë nyjën
e viçit. Prisni katër feta proshutë të butë
për gjysmë dhe futini tek të prerat.
Përzieni së bashku vajin, kripën, specin
e kuq dhe borzilokun dhe shpërndajeni
mbi nyjën e viçit. Vendoseni nyjën e viçit
në një tave pjekjeje dhe hidhni kërpudhat
mbi të. Shtoni perime për supë dhe ujë te
nyja e viçit. Fundi duhet mbuluar deri në
një lartësi 10 - 15 mm. Kthejeni mishin
pas 30 minutash.
Koha në pajisje: 150 minuta
Pozicioni i raftit: 2
4.8 Ossobuco
Përbërësit:
4 lugë gjelle gjalpë për të skuqur
4 feta nga këmba e viçit, rreth 3 - 4
cm të trasha (të prera tërthorazi me
kockën)
4 karota mesatare, të prera në kubikë
të vegjël
4 bishta selinoje, të prera në kubikë të
vegjël
1 kg domate të pjekura, të qëruara, të
ndara përgjysmë, që t'u jetë hequr
mesi dhe të prera në kubikë
1 tufë majdanoz, i larë dhe i grirë në
copa të mëdha
4 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell për pjesën e
sipërme
6 lugë gjelle vaj ulliri
250 ml verë e bardhë
250 ml lëng mishi
3 qepë mesatare, të qëruara dhe të
grira imët
3 thelpinj hudhra, të qëruar dhe të
grirë imët
1/2 luge çaji trumzë dhe rigon
2 gjethe dafine
2 rrënjë karafili
SHQIP 7
Page view 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments