AEG BSK792320M Recipe Book Page 30

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 29
100 ml supë
100 ml ajkë
Kripë Fleur de Sel
piper i zi
Metoda:
Ngrohni vajin e ullirit dhe fërgojeni pak
mishin (rreth 30 sekonda) në të gjitha
anët. Lëreni të ftohet pak. Vendosni
mishin dhe vajin (atë që përdorët për
fërgim) dhe të gjithë përbërësit e tjerë në
qese me vakuum, mbylleni qesen dhe
gatuajeni.
Për salcën ngrohni gjalpin, shtoni
qepujkat dhe gatuajini lehtë derisa t'u ikë
ngjyra. Shtoni verë dhe supë. Hiqni
gjysmën e salcës. Shtoni ajkën dhe
përziejeni me mikser dhe lëreni të
gatuhet sërish.
Pas gatimit të mishit, hiqeni nga qeshja,
shtoni lëngun e mishit te salca dhe shtoni
disa erëza. Rrotullojeni mishin në
majdanoz dhe priteni në 4 copa.
Vendosni mishin në pjata dhe shtoni
salcën. Spërkateni të gjithën me kripë të
imët dhe piper të zi të trashë.
Sasia e ujit që duhet vendosur në
sirtarin e ujit: 400 ml
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Filetoja e viçit mund të shërbehet
p.sh. me perime pranvere të freskëta
të ziera dhe pure patatesh.
13.4 Fileto krapi deti
Përbërësit:
600 g fileto krapi deti
pak përzierje kripe dhe piperi
2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
Metoda:
Vendosini të gjithë përbërësit brenda në
një kosh. Mbylleni pa ajër dhe gatuajeni.
Shtoni 400 ml ujë në sirtarin e ujit
Koha në pajisje: 25 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Pjata mund të serviret sipas dëshirës
me ullinj, bizele, kripë, piper dhe vaj.
13.5 Karkaleca Deti
Përbërësit:
500 g karkaleca deti të paqëruar
majdanoz të grirë ose disa gjethe
borzilok
4 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
pak kripë dhe piper
Metoda:
Lajini karkalecat dhe hiqjani bishtat dhe
kokat. Lezetojini me vaj, majdanoz ose
borzilok, kripë, piper dhe futini në një
qese pa ajër. Mbylleni pa ajër dhe
gatuajeni.
Shtoni 400 ml ujë në sirtarin e ujit
Koha në pajisje: 20 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Pjata mund të serviret e ngrohtë ose e
ftohtë, e kombinuar me salcë me
presh dhe kungulleshka.
13.6 Shkotër me kopër
Përbërësit për peshkun:
600 g shkotër (në të kundërt përdorni
kocë)
200 g kopër, e grirë shumë imët
1 lugë kafeje me lëkurë limoni
2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
1 lugë gjelle salcë soje
kripë, piper
Përbërësit për salcën:
40 g Pernod (ose lloj tjetër likeri me
anason)
180 g ajkë
kripë, piper
Metoda:
Vendoseni peshkun me përbërësit e tjerë
të shtrirë brenda qeses së vakuumit,
mbylleni dhe gatuajeni.
Pas gatimit, hiqni peshkun me koprën
nga qesja, vendoseni lëngun e qeses në
tigan dhe lëreni sa të ziejë, shtoni
Pernod dhe ajkë dhe lëreni të gatuhet
për pak kohë. Shtoni kripë dhe piper
sipas shijeve personale. Vendoseni
peshkun dhe salcën në pjatë dhe
shërbejeni me oriz.
Shtoni 400 ml ujë në sirtarin e ujit
Koha në pajisje: 30 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Pjata mund të serviret e ngrohtë ose e
ftohtë, e kombinuar me salcë me
presh dhe kungulleshka.
www.aeg.com30
Page view 29
1 2 ... 25 26 27 28 29 30 31 32

Comments to this Manuals

No comments