Nxeheni vajin në një enë, hidhni aty
pastërmanë dhe zarzavatet e prera hollë
dhe skuqini duke i përzier.
Hidhni gradualisht mishin e grirë, skuqeni
duke e përzier dhe shuajeni me lëngun e
mishit. Hidhini ragusë me mish pure
domatesh, erëza, kripë dhe piper dhe
lëreni të ziejë e mbuluar për 30 minuta
me nxehtësi të ulët.
Ndërkohë përgatisni salcën e
beshamelit: Shkrini gjalpin në një enë,
shtoni miellin dhe skuqeni deri sa të
bëhet ngjyrë të verdhë duke e trazuar
vazhdimisht. Shtoni qumështin ngadalë,
duke e përzier vazhdimisht. Hidhini
beshamelit kripë, piper dhe arrë moskati
dhe lëreni të ziejë të zbuluar për rreth 10
minuta.
Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një tavë
pjekjeje të madhe me kënde të drejta.
Shtroni në mënyrë të alternuar në tavë
një shtresë petë, ragu mishi, salcë
beshameli dhe djathë të grirë. Në fund
duhet që të vendoset një shtresë salcë
beshameli e shtruar me djathë. Pjesën e
mbetur të gjalpit vëreni në copa të vogla
mbi gatesë.
Pozicioni i raftit: 1
1.17 Kaneloni
Përbërësit për mbushjen:
• 50 g qepë, të prera
• 30 g gjalpë
• 350 g spinaq, i prerë
• 100 g krem gatimi
• 200 g salmon i freskët, në copa
katrore
• 200 g sharrmak Nili, në copa katrore
• 150 g karkaleca deti
• 150 g midhje të qëruara
• kripë, piper
Përbërësit për salcën beshamel:
• 75 g gjalpë
• 50 g miell
• 600 ml qumësht
• kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
• 1 pako kaneloni
• 50 g djathë parmixhano, i grirë
• 150 g djathë, i grirë
• 40 g gjalpë
Metoda:
Hidhni qepët e grira dhe gjalpin në një
tigan dhe skuqini ngadalë derisa të
bëhen transparente. Shtoni spinaq të
grirë dhe lëreni në zjarr për pak kohë.
Shtoni kremin e gatimit, përziejeni dhe
pastaj lëreni të ftohet.
Ndërkohë përgatisni salcën e
beshamelit: Shkrini gjalpin në një enë,
shtoni miellin dhe skuqeni deri sa të
bëhet ngjyrë të verdhë duke e trazuar
vazhdimisht. Shtoni qumështin ngadalë,
duke e përzier vazhdimisht. Hidhini
beshamelit kripë, piper dhe arrë moskati
dhe lëreni të ziejë të zbuluar për rreth 10
minuta.
Hidhni te spinaqi i ftohur salmonin,
sharrmakun, karkalecat, midhjet, kripën e
piperin dhe përziejini të gjitha bashkë.
Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një tavë
pjekjeje të madhe me kënde të drejta.
Mbushini kanelonat me përzierjen e
spinaqit dhe vendosini në tavën e
pjekjes. Hidhni salcë beshameli midis
çdo radhe të roleve me kaneloni. Në fund
duhet që të vendoset një shtresë salcë
beshameli e shtruar me djathë. Pjesën e
mbetur të gjalpit vëreni në copa të vogla
mbi gatesë.
Pozicioni i raftit: 1
1.18 Kek i shpejtë
Udhëzimet për kohën e gatimit dhe
temperaturën do t'i gjeni në paketë.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
1.19 Pica e shpejtë
Udhëzimet për kohën e gatimit dhe
temperaturën do t'i gjeni në paketë.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
1.20 Patate të shpejta
Udhëzimet për kohën e gatimit dhe
temperaturën do t'i gjeni në paketë.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
*
www.aeg.com6
Comments to this Manuals