AEG BS7314401M Recipe Book Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 12
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
metodë gatimi mund të mos përdoren
erëza dhe kripë.
2 - GATESA ME PATATE
Përbërësit:
1000 g patate
1 lugë kafeje kripë secila, piper dhe
arrë moskat
2 thelpinj hudhra
200 g djathë i grirë
•3 vezë
•100 ml qumësht
•250 ml ajkë
4 lugë gjelle gjalpë
Metoda:
Qëroni patatet, pritini në feta të holla,
thajini dhe pastaj lyejini me kripë dhe
erëza. Fërkoni me një thelb hudhër
tavën zjarrduruese të pjekjes dhe më
pas lyejeni me pak gjalpë. Shpërndani
në tavë gjysmën e fetave të patateve të
lyera me erëza dhe më pas shtroni pak
djathë të grirë mbi to. Shtroni mbi
djathin pjesën e mbetur të fetave
patateve dhe shpërndani përsëri mbi to
pjesën e mbetur të djathit të grirë. Grini
thelbin e dytë të hudhrës dhe përziejeni
së bashku me vezët, qumështin dhe
ajkën. Hidhni mbi patate masën e
përgatitur dhe pastaj shpërndani mbi
sipërfaqe pjesën e mbetur të gjalpit.
3 - BUKË FSHATI
Përbërësit:
500 g miell gruri
250 g miell thekre
15 g kripë
1 pako të vogël maja birre të thatë
(rreth 8 g)
•250 ml ujë
•250 ml qumësht
15 g kripë
Të tjera:
Tavë pjekjeje e lyer me yndyrë ose e
veshur me letër për pjekje
Metoda:
Vëreni miellin e grurit, miellin e thekrës,
kripën dhe majanë e thatë të birrës në
një tas të madh. Përzieni ujin,
qumështin dhe kripën dhe shtojeni
përzierjen te mielli. Të gjithë përbërësit
përziejini në një masë brumi. Lëreni
brumin që të vijë derisa të dyfishojë
volumin. Jepini brumit formën e një
buke të gjatë dhe vendoseni në tavën e
pjekjes, e cila është lyer me yndyrë ose
është mbuluar me letër gatimi. Lëreni
bukën sërish të vijë edhe një herë sa
gjysma e volumit. Përpara se ta piqni
lyejeni brumin me pak miell.
4 - SIMITE
Përbërësit:
500 g miell i llojit 405
20 g maja birre e freskët ose 1 paketë
maja birre pluhur (rreth 8 g)
•300 ml ujë
10 g kripë
Metoda:
Hidhni miellin dhe kripën në një tas të
madh. Majanë e birrës treteni në ujë
dhe hidheni te mielli. Të gjithë
përbërësit përziejini në një masë brumi.
Lëreni brumin që të vijë derisa të
dyfishojë volumin. Ndajeni brumin në
copa, krijoni simitet dhe vendosini në
tavën e pjekjes të lyer me yndyrë ose
në një tavë pastiçerie (pjesë shtesë e
veçantë). Simitet lërini të vijnë për edhe
25 minuta të tjera. Para pjekjes pritini
simitet nga lart në formë kryqi. Nëse
SHQIP
3
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 11 12

Comments to this Manuals

No comments