AEG BS7314401M Recipe Book Page 6

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 12
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 5
50 g miell
•500 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
3 lugë gjelle gjalpë
250 g petë lazanja jeshile
50 g djathë parmixhano, i grirë
50 g djathë Emmental, i grirë
Metoda:
Me një thikë të mprehtë hiqni nga
pastërmaja lëkurën dhe kërcet dhe
priteni në copa të vogla. Qëroni qepën
dhe karotën, pastroni selinon dhe prijini
hollë të gjitha zarzavatet. Nxehni vajin
në tigan, skuqni pak pastërmanë dhe
perimet e grira duke i përzier
vazhdimisht që të mos ngjiten, pastaj
shtoni lëngun e mishit. Hidhini ragusë
me mish pure domatesh, erëza, kripë
dhe piper dhe lëreni të ziejë e mbuluar
për 30 minuta me nxehtësi të ulët.
Ndërkohë përgatisni salcën e
beshamelit: Shkrini gjalpin në një tigan,
shtoni miellin dhe skuqeni deri sa të
bëhet ngjyrë të verdhë, duke e trazuar
vazhdimisht. Shtoni gradualisht
qumështin, duke e përzier vazhdimisht.
Hidhini beshamelit kripë, piper dhe arrë
moskati dhe lëreni të ziejë të zbuluar
për rreth 10 minuta. Lyeni me 1 lugë
gjelle gjalpë një tavë pjekjeje të madhe
me kënde të drejta. Shtroni në mënyrë
të alternuar në tavë një shtresë petë,
ragu mishi, salcë beshameli dhe djathë
të grirë. Shtresa e fundit duhet të jetë
një shtresë salcë beshameli me copa
djathi mbi të. Pjesën e mbetur të gjalpit
vëreni në copa të vogla mbi gatesë.
11 - ARDHJA E BRUMIT
Këtë funksion automatik mund ta
përdorni me të gjitha recetat që kërkojnë
brumë të ardhur. Krijon një atmosferë të
përshtatshme për ardhje brumi.
Vëreni brumin në një enë me madhësi të
mjaftueshme. Futni një raft rrjetë në
pozicionin një të raftit dhe vëreni enën
mbi të. Mbyllni derën e furrës dhe cilësoni
funksionin e ardhjes së brumit. Cilësoni
kohën e nevojshme.
12 - MISH I ZIER
Cilësimet:
Programet automatike me futje të
peshës. Kufiri i vendosjes së peshës
midis 1000 dhe 3000 g.
Metoda:
Hidhini mishit erëza sipas dëshirës dhe
vendoseni në një enë që i reziston
nxehtësisë së furrës. Shtoni ujë ose një
lëng tjetër; fundi duhet mbuluar deri në
masën 10 - 20 mm. Mbulojeni me
kapak.
Mos e përdorni këtë program për
gatesa me mish lope nga pjesa e
sipërme e shpinës ose ijët.
13 - MISH DERRI I PJEKUR
Cilësimet:
Programet automatike me futje të
peshës. Kufiri i vendosjes së peshës
midis 1000 dhe 3000 g.
Metoda:
Hidhini mishit erëza sipas dëshirës dhe
vendoseni në një enë që i reziston
nxehtësisë së furrës. Shtoni ujë ose një
lëng tjetër; fundi duhet mbuluar deri në
masën 20 - 40 mm.
14 - MISH VIÇI I PJEKUR
6
www.aeg.com
Page view 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Comments to this Manuals

No comments