AEG BS7314401M Recipe Book Page 8

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 12
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 7
vijë mirë, derisa të jetë dyfishuar në
masë. Hapeni brumin mbi një tavë
pjekjeje, dhe shpojeni fundin me një
pirun. Vendosni sipas radhës përbërësit
për shtresën e sipërme, sipër brumit.
Përdorni tavë për pjekje të lyer me
yndyrë.
19 - QUICHE LORRAINE
Përbërësit e brumit:
•200 g miell
•2 vezë
100 g gjalpë
1/2 lugë kafeje kripë
pak piper
pak arrë moskat
Përbërësit e pjesës së sipërme:
150 g djathë i grirë
200 g proshutë e butë ose pastërma pa
dhjamë
•2 vezë
250 g salcë kosi
kripë, piper dhe arrë moskat
Metoda:
Miellin, gjalpin, vezët dhe erëzat hidhini
në një tas dhe rrihini së bashku derisa
të formohet një brumë i njëtrajtshëm.
Futeni masën e brumit në frigorifer për
disa orë. Në fund shtroni brumin dhe
vendoseni në një tavë të zezë për
pjekje të lyer nga poshtë me yndyrë.
Shpojeni fundin me një pirun.
Shpërndani mbi brumë copat e
pastërmasë. Për të përgatitur
mbushjen, përzieni së bashku vezët,
salcën e kosit dhe erëzat. Më pas,
shtoni djathin.
Tava e zezë pjekjeje, e lyer me yndyrë,
me diametër 28 cm
20 - ËMBËLSIRË ME LIMON
Përbërësit për përzierjen:
250 g gjalpë
•200 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8 g)
pak kripë
•4 vezë
•150 g miell
150 g miell misri
1 lugë kafeje të rrafshët sodë buke
lëkurë e grirë e 2 limonëve
Përbërësit për pjesën sipër:
125 ml lëng limoni
100 g sheqer pluhur
Të tjera:
Tavë me formë katrore për pjekje, 30
cm e gjatë
Margarinë për lyerjen e tavës
Thërrime buke për të veshur formën e
pjekjes
Metoda:
Gjalpin, sheqerin, lëkurën e grirë të
limonit, vaniljen dhe kripën hidhini një
tas dhe përziejini së bashku derisa të
krijohet një masë kremi. Më pas hidhni
vezët një nga një dhe përziejeni edhe
njëherë masën. Shtoni miellin dhe
miellin e misrit të përzier me sodën e
bukës në masën e rrahur dhe përziejini
së bashku. Vendoseni përzierjen
brenda enës së lyer me yndyrë dhe të
veshur me thërrime buke, nivelojeni
dhe vendoseni në pajisje. Pas pjekjes,
përzieni lëngun e limonit me sheqerin
pluhur. Përmbyseni kekun në një letër
alumini. Ngrijeni letrën e aluminit anash
buzëve të kekut në mënyrë që lëngu të
mos derdhet. Shpojeni kekun me një
kunj të vogël druri dhe pastaj shtroni
me një furçë masën e përftuar. Pas
kësaj, lëreni për njëfarë kohe
ëmbëlsirën që të thithë lëngun.
21 - KEK ME QUMËSHTOR
8
www.aeg.com
Page view 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Comments to this Manuals

No comments