shtrëngohet në mënyrë të tillë që të
mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
• Përdorni vetëm pajisjet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës të linjës,
siguresa (siguresa tip vidë të hequra
nga mbajtësja), çelësa të humbjeve
në neutral dhe kontaktorë.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një
pajisje izoluese, e cila ju lejon të
shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike
në të gjitha polet. Pajisja izoluese
duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
• Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh dhe
goditjeje elektrike ose
shpërthimi.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
• Çaktivizojeni pajisjen pas çdo
përdorimi.
• Bëni kujdes kur hapni derën e pajisjes
ndërkohë që pajisja është në punë.
Mund të çlirohet ajër i nxehtë.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
• Mos ushtroni presion mbi derën e
hapur.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune ose për të mbajtur sende.
• Hapeni me kujdes derën e pajisjes.
Përdorimi i përbërësve me alkool
mund të krijojë një përzierje alkooli
dhe ajri.
• Mos lejoni që pajisja të bjerë në
kontakt me shkëndija apo flakë të
hapura kur hapni derën.
• Mos vendosni produkte që marrin
flakë ose sende të lagura me
produkte të ndezshme brenda, pranë
pajisjes ose mbi të.
• Mos përdorni funksionin e mikrovalës
për të ngrohur furrën paraprakisht.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalimit:
– mos fusni letër alumini
drejtpërdrejt në pjesën e poshtme
të pajisjes.
– Mos hidhni ujë drejtpërdrejt në
pajisjen e nxehtë.
– Mos lini enë të lagura dhe ushqim
në pajisje pasi të keni mbaruar
gatimin.
– Bëni kujdes kur hiqni ose
vendosni aksesorët.
• Çngjyrimi i emalimit nuk ndikon në
funksionimin e pajisjes.
• Përdorni një tavë të thellë për kek të
lëngshëm. Lëngjet e frutave
shkaktojnë njolla që mund të jenë të
përhershme.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime
të tjera, për shembull për ngrohje
dhome.
• Gatuani gjithmonë me derën e furrës
të mbyllur.
• Nëse pajisja është instaluar pas një
paneli mobilieje (p.sh. derë)
sigurohuni që dera të mos mbyllet
asnjëherë kur pajisja është në punë.
Mund të akumulohet nxehtësi dhe
lagështirë pas një paneli të mbyllur
mobilieje dhe mund të shkaktojë si
rrjedhim dëme në pajisje, njësinë
brenda së cilës ndodhet apo
dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, zjarri ose
dëmtimi të pajisjes.
SHQIP 5
Comments to this Manuals