AEG L87405FL User Manual Page 20

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 60
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 19
Kur e aktivizoni pajisjen përsëri,
ekrani tregon fundin e programit
të fundit të vendosur. Rrotullojeni
çelësin e programit për të
vendosur një cikël të ri.
Nxirrni nga pajisja rrobat. Sigurohuni
që kazani të jetë bosh.
Mbajeni derën paksa të hapur, për të
parandaluar mykun dhe erërat e
pakëndshme.
Mbyllni rubinetin e ujit.
Programi i larjes ka përfunduar, por ka
ende ujë në kazan:
Kazani rrotullohet rregullisht për të
parandaluar krijimin e rrudhave te
rrobat brenda.
Dera qëndron e bllokuar.
Për të hapur derën duhet të zbrazni
ujin.
Për të zbrazur ujin:
1.
Nëse është e nevojshme, ulni
shpejtësinë e shtrydhjes.
2.
Shtypni butonin Starto/Ndërprit
4
.
Pajisja zbraz ujin dhe kryen
centrifugimin.
3.
Kur programi mbaron dhe simboli i
bllokimit të derës fiket, ju mund ta
hapni derën
4.
Çaktivizoni pajisjen.
Pajisja kryen zbrazjen dhe
centrifugimin automatikisht pas
afro 18 orësh.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
9.1 Ngarkesa e rrobave
Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes që
ndodhen në etiketat e kujdesit te
rrobat.
Mos lani së bashku rrobat e bardha
dhe ato me ngjyrë.
Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë
që ato të lahen më vete herën e parë.
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni teshat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
Hiqini njollat e vështira.
Lajini njollat e vështira me detergjent
të veçantë.
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset
e tyre ose futini perdet në një qese
për larje apo këllëf jastëku.
Mos lani në pajisje :
Veshje pa bordurë të kthyer apo me
të çara
Sytjena me tel.
Përdorni një qese për larje për të
larë sendet e vogla.
Një ngarkesë shumë e vogël mund
shkaktojë probleme balancimi gjatë
fazës së shtrydhjes. Nëse ndodh kjo,
rregulloni manualisht artikujt brenda
tamburit dhe startojeni sërish fazën e
sthrydhjes.
9.2 Njollat e vështira
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni
përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
9.3 Detergjentet dhe
produktet suplementare
Përdorni vetëm detergjente dhe
substanca shtesë të prodhuara
posaçërisht për lavatriçen.
Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
Për të ndihmuar mjedisin, mos
përdorni më shumë detergjent sesa
sasia e caktuar.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i këtyre produkteve.
20
www.aeg.com
Page view 19
1 2 ... 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 ... 59 60

Comments to this Manuals

No comments