AEG L98699FL User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 80
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni
me kujdes këtë manual:
Për sigurinë tuaj dhe për sigurinë e
pronës suaj
Për të mbrojtur mjedisin
Për funksionimin e saktë të pajisjes.
Këto udhëzime mbajini gjithnjë së bashku
me pajisjen edhe kur e lëvizni ose ia jepni
pajisjen dikujt tjetër.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen dëme nga instalimi dhe
përdorimi i pasaktë.
SIGURIA E FËMIJËVE DHE
PERSONAVE ME PROBLEME
Mos lejoni persona me ndjeshmëri
fizike të reduktuar, funksione mendore
të reduktuara ose mungesë përvoje
dhe njohurish, përfshirë këtu edhe
fëmijët, që ta përdorin këtë pajisje.
Këta njerëz duhet të mbikëqyren ose të
udhëzohen për përdorimin e pajisjes
nga një person përgjegjës për sigurinë
e tyre. Mos lejoni fëmijët të luajnë me
pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston
rreziku i mbytjes ose lëndimit.
Mbajini të gjitha detergjentet larg
fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg pajisjes, gjatë kohës që dera e saj
është e hapur.
Përpara se të mbyllni derën e pajisjes,
sigurohuni që të mos jenë futur fëmijë
apo kafshë brenda në kazan.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për
sigurinë e fëmijëve, ju rekomandojmë
që ta aktivizoni.
MEKANIZMI I SIGURISË SË
FËMIJËVE
Kur e aktivizoni mekanizmin, nuk mund
ta mbyllni derën. Kjo parandalon
mbylljen e fëmijëve ose të kafshëve
shtëpiake brenda në kazan. Për ta
aktivizuar mekanizmin, kthejeni në
drejtim të akrepave të orës, derisa
kanali të jetë horizontalisht. Për ta
çaktivizuar mekanizmin, kthejeni në
drejtim të kundërt të akrepave të orës,
derisa kanali të jetë vertikalisht.
SIGURIA E PËRGJITHSHME
Mos e përdorni pajisjen për përdorim
profesional. Kjo pajisje është vetëm për
përdorim shtëpiak.
Mos ia ndryshoni specifikimet kësaj
pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit dhe
i dëmtimit të pajisjes.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje. Rrezik shpërthimi ose zjarri.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë të dhëna
në ambalazhin e detergjentit për të
parandaluar djegiet e syve, gojës dhe
fytit.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Materialet e forta e të mprehta mund
dëmtojnë pajisjen.
Mos e prekni xhamin e derës gjatë
kohës që pajisja është në punë e sipër.
Xhami mund të jetë i nxehtë (vetëm për
pajisjet me derë përpara).
KUJDESI DHE PASTRIMI
Çaktivizoni pajisjen dhe shkëputeni atë
nga priza.
Mos e përdorni pajisjen pa filtra.
Sigurohuni që instalimi i filtrave të
bëhet si duhet. Çdo instalim i pasaktë
shkakton rrjedhje uji.
LLAMBA E BRENDSHME
Kjo pajisje ka një llambë të brendshme, e
cila ndizet kur hapni derën dhe fiket kur
dera mbyllet.
4
www.aeg.com
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 79 80

Comments to this Manuals

No comments