AEG BE7314421M Recipe Book Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 12
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
10 - ËMBËLSIRË ME LIMON
Përbërësit për përzierjen:
250 g gjalpë
•200 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8 g)
pak kripë
•4 vezë
•150 g miell
150 g miell misri
1 lugë kafeje të rrafshët sodë buke
lëkurë e grirë e 2 limonëve
Përbërësit për pjesën sipër:
125 ml lëng limoni
100 g sheqer pluhur
Të tjera:
Tavë me formë katrore për pjekje, 30
cm e gjatë
Margarinë për lyerjen e tavës
Thërrime buke për të veshur formën e
pjekjes
Metoda:
Gjalpin, sheqerin, lëkurën e grirë të
limonit, vaniljen dhe kripën hidhini një
tas dhe përziejini së bashku derisa të
krijohet një masë kremi. Më pas hidhni
vezët një nga një dhe përziejeni edhe
njëherë masën. Shtoni miellin dhe
miellin e misrit të përzier me sodën e
bukës në masën e rrahur dhe përziejini
së bashku. Vendoseni përzierjen
brenda enës së lyer me yndyrë dhe të
veshur me thërrime buke, nivelojeni
dhe vendoseni në pajisje. Pas pjekjes,
përzieni lëngun e limonit me sheqerin
pluhur. Përmbyseni kekun në një letër
alumini. Ngrijeni letrën e aluminit anash
buzëve të kekut në mënyrë që lëngu të
mos derdhet. Shpojeni kekun me një
kunj të vogël druri dhe pastaj shtroni
me një furçë masën e përftuar. Pas
kësaj, lëreni për njëfarë kohe
ëmbëlsirën që të thithë lëngun.
Pozicioni i raftit: 1
11 - KEK ME QUMËSHTOR
Përbërësit për pjesën e poshtme:
•150 g miell
•70 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8 g)
•1 vezë
70 g gjalpë i zbutur
Përbërësit për kremin e bulmetit:
•3 të bardha veze
50 g rrush i thatë
2 lugë gjelle rum
750 g gjizë me pak yndyrë
3 të verdha vezësh
•200 g sheqer
lëngu i një kokrre limoni
200 g krem gatimi
1 paketë krem ëmbëlsire, vanilje (40 g
ose sasinë përkatëse të pluhurit
nevojitet për të bërë një puding me 500
ml qumësht)
Të tjera:
Tavë e zezë për pjekje me diametër 26
cm, e lyer me yndyrë
Metoda:
Siteni miellin në një tas. Shtoni pjesën
tjetër të përbërësve dhe përziejini ato
me një rrahëse manuale. Pas kësaj,
lëreni për 2 orë në frigorifer brumin që
të ftohet. Hidhni 2/3 e masës së brumit
në tavën e lyer me yndyrë dhe shpojeni
disa herë me një pirun. Duke hedhur
pjesën e mbetur të masës duhet të
formohet një lartësi prej 3 cm anash.
Rrihini të bardhat e vezëve me rrahësen
e dorës derisa të mpiksen. Lani rrushin
e thatë, lëreni të kullojë, spërkateni me
rum dhe lëreni të thahet. Hidhni në një
tas të madh për t'i përzier gjizën pa
yndyrë, të verdhat e vezëve, sheqerin,
lëngun e limonit, kremin e gatimit dhe
kremin e ëmbëlsirës dhe përziejini mirë
me njëri-tjetrin. Për të përfunduar,
SHQIP
5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Comments to this Manuals

No comments