AEG SKZ81800C0 User Manual Page 11

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 10
Niveli i lagështisë së ajrit në
sirtarë varet nga përmbajtja
e lagështisë në ushqimin e
ruajtur, në perime dhe fruta
dhe nga shpeshtësia e
hapjes së derës
Ndarja LongFresh është e përshtatshme
edhe për shkrirjen e ngadaltë të
ushqimit. Në këtë rast, ushqimi i shkrirë
mund të ruhet për një afat deri në dy ditë
në ndarjen LongFresh.
Kushtojini kujdes freskisë së ushqimit,
veçanërisht datës së skadimit. Cilësia
dhe freskia ndikojnë në kohëzgjatjen
e ruajtjes.
E gjithë kohëzgjatja e ciklit të ruajtjes
varet nga kushtet e mbajtjes që ka
pasur ushqimi përpara ruajtjes
përfundimtare në frigorifer.
Ushqimet, frutat ose perimet duhet të
paketohen ose të mbështillen
gjithmonë përpara ruajtjes.
Ushqimet për kafshët: ruajini
gjithmonë të ambalazhuara dhe të
thata.
Ushqimet e pasura me proteina
prishen më shpejt. Kjo do të thotë se
ushqimet e detit prishen më shpejt se
peshku, i cili prishet më shpejt se
mishi. Gjatë ruajtjes së ushqimit në
një ndarjen LongFresh, kohëzgjatja e
ruajtjes për atë lloj ushqimi mund të
rritet deri në tre herë, pa pasur ulje në
cilësi.
Të gjitha ushqimet që ruhen në
ndarjen LongFresh duhet të nxirren
nga sirtarët rreth 15-30 minuta
përpara konsumimit, në veçanti frutat
dhe perimet që do të konsumohen pa
u gatuar. Cilësia dhe shija e frutave
dhe perimeve do të përmirësohet
duke mundësuar kthimin e
temperaturës së tyre në temperaturë
ambienti.
4.6 Treguesi i temperaturës
Për të ruajtur ushqimin siç duhet,
frigoriferi është i pajisur me tregues
temperature. Simboli në paretin anësor
të pajisjes tregon pjesën më të ftohtë të
frigoriferit.
Nëse shfaqet OK (A), vendoseni
ushqimin e freskët në zonën që tregon
simboli, nëse nuk shfaqet (B), rregulloni
kontrolluesin e temperaturës në një
cilësim më të ftohtë dhe prisni 12 orë
përpara se të kontrolloni sërish treguesin
e temperaturës.
OK
OK
A
B
Pasi të keni vendosur
ushqimin e freskët në pajisje
ose pasi të keni hapur derën
vazhdimisht për një periudhë
të gjatë, është normale që
treguesi të mos tregojë OK.
Prisni të paktën 12 orë
përpara se të rregulloni
sërish kontrolluesin e
temperaturës.
4.7 DYNAMICAIR
Ndarja e frigoriferit ka një pajisje që
mundëson ftohjen e shpejtë të ushqimit
dhe ruan një temperaturë më të
njëtrajtshme në të.
Kur është e nevojshme, kjo pajisje
aktivizohet automatikisht, për shembull
për rikuperimin e shpejtë të temperaturës
pas hapjes së derës ose kur temperatura
e ambientit është e lartë.
Pajisja DYNAMICAIR fiket
kur hapet dera dhe rindizet
menjëherë pas mbylljes së
saj.
SHQIP 11
Page view 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments