AEG L9FEA69S User Manual Page 6

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 60
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 5
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
furnizimit me energji duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Lidhja e ujit
Mos u shkaktoni dëmtim tubave të
ujit.
Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat
që nuk janë përdorur për një kohë të
gjatë, aty ku janë kryer punime
riparimi ose janë vendosur pajisje të
reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të
rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i
pastër.
Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të
dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit
të parë të pajisjes.
Mos përdorni zorrë zgjatuese nëse
zorra e furnizimit me ujë është tepër e
shkurtër. Kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit për
zëvendësimin e zorrëve të hyrjes së
ujit.
Ka mundësi të shihni të derdhet ujë
nga zorra e shkarkimit. Kjo ndodh për
shkak të testimit të pajisjes me ujë në
fabrikë.
Ju mund ta zgjasni zorrën e
shkarkimit maksimumi 400 cm.
Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar
të Shërbimit për zorrë tjetër shkarkimi
dhe për zgjatues.
2.4 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë në
ambalazhin e detergjentit.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Mos lani pëlhura që janë të ndotura
shumë me vajra, graso apo substanca
të tjera vajore. Kjo mund të dëmtojë
pjesët prej gome të lavatriçes. Lajini
paraprakisht këto pëlhura me dorë
përpara se t'i ngarkoni në lavatriçe.
Mos e prekni xhamin e derës gjatë
kohës që një program është në punë
e sipër. Xhami mund të nxehet.
2.5 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe ai me ujë.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
Hidheni pajisjen në përputhje me
kërkesat lokale për hedhjen e
pajisjeve mbeturina elektrike dhe
elektronike (WEEE).
www.aeg.com6
Page view 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 59 60

Comments to this Manuals

No comments