AEG L9FEA69S User Manual Page 49

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 60
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 48
1. Hidhni 2 litra ujë në folenë e larjes
kryesore të folesë së detergjentit.
2. Nisni programin për të shkarkuar ujin.
16.10 Masat paraprake të
parandalimit të brymës
Nëse pajisja është e instaluar në një
zonë ku temperatura mund të arrijë vlera
rreth 0° C ose të bjerë më poshtë, hiqni
ujin e mbetur nga zorra e hyrjes së ujit
dhe pompa e shkarkimit.
1. Hiqni spinën nga priza elektrike.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
3. Vendosni dy skajet e zorrës së hyrjes
së ujit në një enë dhe lëreni ujin të
rrjedhë nga zorra.
4. Zbrazni pompën e shkarkimit.
Referojuni procedurës së shkarkimit
të emergjencës.
5. Kur pompa e shkarkimit të jetë e
zbrazur, vendosni përsëri zorrën e
hyrjes së ujit.
PARALAJMËRIM!
Sigurohuni që temperatura
të jetë më e lartë se 0 °C
përpara se ta përdorni sërish
pajisjen.
Prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëme të
shkaktuara nga temperaturat
e ulëta.
17. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
17.1 Hyrje
PARALAJMËRIM!
Çaktivizojeni pajisjen
përpara se të kryeni ndonjë
kontroll.
Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë
punës.
Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje
për problemin (referojuni tabelës
"Defektet e mundshme"). Nëse problemi
vazhdon, lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
Në rast problemesh të mëdha, bie
sinjalizuesi, shfaqet një mesazh
alarmi dhe butoni Start/Pause mund të
pulsojë në mënyrë të vazhdueshme,
p.sh.:
Kontrolloni që rubineti i ujit të jetë i
hapur - Pajisja nuk mbushet mirë me
ujë.
Kontrolloni që filtri i shkarkimit të
mos jetë i bllokuar - Pajisja nuk e
shkarkon ujin.
Kontrolloni që dera të jetë mbyllur
mirë - Dera e pajisjes është e hapur
ose nuk është mbyllur mirë. Ju lutemi
kontrolloni derën!
Nëse pajisja është e
mbingarkuar, hiqni disa
artikuj nga kazani
dhe/ose mbani shtypur
derën dhe shtypni
butonin Start/Pause
derisa treguesi
ndalojë së pulsuari
(shikoni figurën më
poshtë).
Programi do të vazhdojë kur
furnizimi me elektricitet të jetë i
qëndrueshëm - Furnizimi me rrymë
është i paqëndrueshëm. Prisni derisa
furnizimi me rrymë të bëhet i
qëndrueshëm.
Është diktuar rrjedhje uji - Pajisja
kundër përmbytjes është e aktivizuar.
Shkëpusni pajisjen dhe mbyllni
rubinetin e ujit. Kontaktoni qendrën e
autorizuar të shërbimit.
SHQIP 49
Page view 48
1 2 ... 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 ... 59 60

Comments to this Manuals

No comments