AEG L9FEA69S User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 56
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të
ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative
që e bëjnë jetën më të thjeshtë, karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në
pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë
maksimumin prej këtij produkti.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si
dhe për shërbimin:
www.aeg.com/webselfservice
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit
apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria për fëmijët dhe personat vulnerabël
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
SHQIP 3
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 55 56

Comments to this Manuals

No comments