
10.8 Sjellja e pajisjes
Pas rreth 15 minutash nga
fillimi i programit:
• Pajisja e përshtat
automatikisht kohën e
ciklit sipas rrobave që
vendosni në kazan për të
pasur rezultate perfekte
në larje duke shfrytëzuar
minimumin e nevojshëm
të kohës.
• Në ekran shfaqet vlera e
re e kohës.
10.9 Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Shtypni butonin Shtyrje e programit
vazhdimisht derisa ekrani të shfaqë
numrin e minutave ose orëve të
shtyrjes.
Treguesi përkatës ndizet.
2. Shtypni butonin Nisje/Pauzë.
Pajisja nis numërimin mbrapsht të
shtyrjes së programit.
Kur të përfundojë numërimi mbrapsht,
programi fillon automatikisht.
Përpara se të shtypni
butonin Nisje/Pauzë për të
startuar pajisjen, ju mund të
anuloni ose ndryshoni
vendosjen e shtyrjes së
programit.
10.10 Anulimi i shtyrjes së
programit
Për të anuluar shtyrjen e programit:
1. Shtypni butonin Nisje/Pauzë për ta
caktuar pajisjen në pauzë.
Treguesi përkatës pulson.
2. Shtypni vazhdimisht butonin Shtyrje
e programit derisa ekrani të tregojë
.
3. Shtypni sërish butonin Nisje/Pauzë
për ta nisur programin menjëherë.
10.11 Ndërprerja e programit
dhe ndryshimi i një funksioni
Ju mund të ndryshoni vetëm disa
opsione përpara se të vihen në punë.
1. Shtypni butonin Nisje/Pauzë.
Treguesi përkatës pulson.
2. Ndryshoni funksionin e vendosur.
3. Shtypni butonin Nisje/Pauzë sërish.
Programi vazhdon.
10.12 Anulimi i një programi
në funksionim
1. Shtypni butonin Fikja automatike për
të anuluar programin dhe për të
çaktivizuar pajisjen.
2. Shtypni butonin Fikja automatike
sërish për të aktivizuar pajisjen.
Tashmë mund të vendosni një program
të ri larjeje.
Përpara nisjes së një
programi të ri, pajisja mund
të shkarkojë ujin. Në këtë
rast, sigurohuni që në
ndarjen e detergjentit të ketë
ende detergjent, nëse jo,
mbusheni sërish me
detergjent.
10.13 Hapja e derës gjatë
punës së programit
KUJDES!
Nëse temperatura dhe niveli
i ujit në kazan janë tepër të
larta, treguesi i bllokimit të
derës qëndron i ndezur
dhe ju nuk mund ta hapni
derën.
Për të hapur derën, veproni si më
poshtë:
1. Shtypni butonin Fikja automatike për
disa sekonda për të çaktivizuar
pajisjen.
2. Prisni disa minuta dhe më pas hapni
me kujdes derën e pajisjes.
3. Mbyllni derën e pajisjes.
4. Aktivizoni pajisjen dhe caktoni sërish
programin.
10.14 Hapja e derës kur
shtyrja e programit aktive
Kur shtyrja e programit është në punë,
dera e pajisjes është e bllokuar.
Për të hapur derën e pajisjes:
1. Shtypni butonin Nisje/Pauzë.
SHQIP 19
Comments to this Manuals