AEG BSE882320M User Manual Page 51

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 50
Mos e hapni derën shumë shpesh gjatë
gatimit. Mbajeni guarnicionin e derës të
pastër dhe sigurohuni që të jetë i fiksuar
mirë në vend.
Përdorni pjata metalike për të
përmirësuar kursimin e energjisë.
Kur është e mundur, mos e ngrohni
paraprakisht furrën përpara se të fusni
ushqim brenda.
Kur gatimi zgjat më shumë se 30 minuta,
reduktoni temperaturën e furrës në
minimum, 3-10 minuta përpara
përfundimit të kohës së gatimit, në varësi
të kohëzgjatjes së gatimit. Nxehtësia e
mbetur brenda furrës do të vazhdojë të
gatuajë.
Përdoreni nxehtësinë e mbetur për të
ngrohur gatimet e tjera.
Mbajini periudhat e pushimit mes
gatimeve sa më të shkurtra që të jetë e
mundur kur përgatisni pak gatime
njëkohësisht.
Gatimi me ventilator
Kur është e mundur, përdorni funksionet
e gatimit me ventilator për të kursyer
energji.
Nxehtësia e mbetur
Nëse aktivizohet një program me
përzgjedhje të kohës Kohëzgjatja ose
Përfundimi dhe koha e gatimit i kalon 30
minuta, elementet nxehëse çaktivizohen
automatikisht më shpejt në disa
funksione të furrës.
Ventilatori dhe llamba vazhdojnë të
funksionojnë.
Mbajtja e ushqimeve të ngrohta
Zgjidhni cilësimin më të ulët të
mundshëm të temperaturës për të
përdorur nxehtësinë e mbetur dhe për ta
mbajtur ushqimin të ngrohtë. Në ekran
shfaqet treguesi ose temperatura e
nxehtësisë së mbetur.
Gatimi me llambë të fikur
Fikeni llambën gjatë gatimit. Ndizeni
vetëm kur t'ju nevojitet.
Pjekje vent. me lagështirë
Funksion i projektuar për të kursyer
energjinë gjatë gatimit.
Kur përdorni Pjekje vent. me lagështirë,
llamba fiket automatikisht pas 30
sekondash. Mund ta ndizni llambën
sërish, por ky veprim do të reduktojë
kursimin e pritshëm të energjisë.
14. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen
e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe
në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
pajisjet e shënuara me simbolin e
mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin
në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
*
SHQIP 51
Page view 50
1 2 ... 46 47 48 49 50 51 52

Comments to this Manuals

No comments