AEG BSE882320M User Manual Page 45

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 44
11.5 Kujtuesi i pastrimit
Kur shfaqet kujtuesi, është i nevojshëm
pastrimi. Kryeni funksionin Pastrim me
avull Plus.
11.6 Sistemi i krijimit të
avullit - Heqja e çmërsit
Gjatë funksionimit të krijimit të avullit,
brenda depozitohet çmërs (për shkak të
përmbajtjes së kalciumit në ujë). Kjo
mund të ketë efekt negativ te cilësia e
avullit, te performanca e krijuesit të avullit
dhe te cilësia e ushqimit. Për të
parandaluar grumbullimin e çmërsit,
pastroni qarkun e krijimit të avullit.
Hiqni të gjithë aksesorët.
Zgjidhni funksionin nga menyja: Pastrimi.
Ndërfaqja e përdoruesit do t'ju udhëzojë
gjatë procedurës.
Kohëzgjatja e procedurës së plotë është
rreth 2 orë.
Drita për këtë funksion është e fikur.
1. Sigurohuni që sirtari i ujit të jetë
bosh.
2. Shtypni
.
3. Vendoseni tiganin e skarës/pjekjes
në raftin më të ulët të furrës.
4. Shtypni butonin me rrotullim.
5. Vendosni 250 ml solucion për
largimin e çmërsit në sirtarin e ujit.
6. Mbushni pjesën e mbetur të sirtarit të
ujit me ujë deri në nivelin maksimal,
derisa të bjerë sinjali ose ekrani të
shfaqë mesazhin.
7. Shtypni butonin me rrotullim.
Kjo aktivizon pjesën e parë të
procedurës: Heqja e çmërsit.
Kohëzgjatja e kësaj pjese
është rreth 1 orë e 40
minuta.
8. Pas përfundimit të pjesës së parë,
zbrazni tavën e skarës/pjekjes dhe
vendoseni atë sërish në pozicionin e
raftit të parë.
9. Shtypni butonin me rrotullim.
10. Mbushni sirtarin e ujit me ujë të
pastër deri në nivelin maksimal,
derisa të bjerë sinjali ose ekrani të
shfaqë mesazhin.
11. Shtypni .
Kjo aktivizon pjesën e dytë të
procedurës: Heqja e çmërsit. Kjo do të
shpëlajë qarkun e krijimit të avullit.
Kohëzgjatja e kësaj pjese
është afërsisht 35 minuta.
Hiqni tavën e skarës/pjekjes pas
përfundimit të procedurës.
Nëse funksioni: Heqja e
çmërsit nuk kryhet në
mënyrën e duhur, ekrani do
të shfaqë një mesazh për ta
përsëritur atë.
Nëse furra është e lagësht ose e njomë,
thajeni me një leckë të thatë. Lëreni
furrën të thahet plotësisht me derën
hapur.
11.7 Kujtuesi i heqjes së
çmërsit
Për t'ju kujtuar që të kryeni funksionin e
heqjes së çmërsit, ekzistojnë dy kujtues:
Heqja e çmërsit.
Kujtuesi i lehtë ju kujton dhe ju
rekomandon të kryeni ciklin e heqjes të
çmërsit.
Kujtuesi i fortë ju detyron të kryeni
heqjen e çmërsit.
Nëse nuk hiqni çmërsin nga
pajisja kur aktivizohet
kujtuesi i fortë, nuk mund t'i
përdorni funksionet me avull.
Kujtuesin e heqjes së
çmërsit nuk mund ta
çaktivizoni.
11.8 Sistemi i krijimit të
avullit - Shpëlarje
Hiqni të gjithë aksesorët.
Zgjidhni funksionin nga menyja: Pastrimi.
Ndërfaqja e përdoruesit do t'ju udhëzojë
gjatë procedurës.
Kohëzgjatja e funksionit është afërsisht
30 minuta.
Drita për këtë funksion është e fikur.
1. Vendoseni tavën e pjekjes në
pozicionin e parë të furrës.
2. Mbushni sirtarin e ujit me ujë të
pastër deri në nivelin maksimal,
SHQIP 45
Page view 44
1 2 ... 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52

Comments to this Manuals

No comments