AEG MFD2025S-M User Manual Page 9

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 104
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 8
4.2 Vendosja e orës
Kur e lidhni pajisjen me rrjetin elektrik
ose pas një ndërprerjeje të rrymës,
ekrani shfaq 0:00 dhe bie një tingull
akustik.
1. Shtypni në mënyrë të përsëritur
për të zgjedhur një format ore 12 ose
24 orësh.
2. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur orët.
3. Shtypni për ta konfirmuar.
4. Rrotullojeni çelësin e Vendosjes së
orës për të vendosur numrin e
minutave.
5. Shtypni për ta konfirmuar.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Informacion i
përgjithshëm rreth përdorimit
të pajisjes
Pasi të çaktivizoni pajisjen, lëreni
ushqimin të qëndrojë për disa minuta.
Hiqni ambalazhin me fletë alumini,
kontejnerët metalikë, etj., përpara se
të përgatisni ushqimin.
Gatimi
Nëse është e mundur, gatuani ushqim
të mbuluar me material të
përshtatshëm për përdorim në
mikrovalë. Nëse doni ta ruani koren,
gatuajeni ushqimin pa mbulesë
Mos i gatuani më tepër se sa duhet
gatimet duke e vendosur fuqinë ose
kohën në nivel tepër të lartë. Ushqimi
mund të thahet, të digjet apo të marrë
flakë në disa vende.
Mos e përdorni pajisjen për të gatuar
vezë në lëvore ose kërmij, sepse ato
mund të plasin. Me vezët e skuqura,
shponi në fillim të verdhat e vezëve.
Para pjekjes shpojini disa herë me një
pirun ushqimet me “lëkurë” ose me
“lëvore”, si patatet, domatet, salsiçet
me qëllim që ato të mos plasin.
Ushqimet e ftohura ose të ngrira
kërkojnë një kohë më të gjatë gatimi.
Gatimet me salcë duhet të trazohen
herë pas here.
Perimet që kanë strukturë të fortë, siç
janë karotat, bizelet apo lulelakrat,
duhet të gatuhen në ujë.
Rrotullojini copat e mëdha pasi ka
kaluar gjysma e kohës së gatimit.
Nëse është e mundur, pritini perimet
në copëza me përmasa të ngjashme.
Përdorni pjata të sheshta e të gjera.
Mos përdorni enë porcelani, qeramike
ose prej balte me vrima të vogla, p.sh.
te dorezat ose që kanë bazament pa
smalt. Lagështira që futet në vrima
mund të bëjë që ena e gatimit të kriset
gjatë nxehjes.
Pllaka e qelqit është një sipërfaqe për
të ngrohur ushqimet ose lëngjet.
Është e nevojshme për funksionimin e
mikrovalës.
Shkrirja e mishit, shpendëve dhe
peshkut
Vendosni ushqimin e ngrirë, bashkë
me mbështjelljen, mbi një pjatë të
kthyer përmbys me një enë poshtë saj
në mënyrë që lëngu i shkrirë të
mblidhet në enë.
Rrotullojeni ushqimin pasi të ketë
kaluar gjysma e kohës së shkrirjes.
Nëse është e mundur, ndani dhe më
pas hiqni copat që kanë filluar të
shkrihen.
Shkrirja e gjalpit, copave të tortës,
djathit të butë
Mos e shkrini plotësisht ushqimin në
pajisje, por lëreni të shkrihet në
temperaturë dhome. Kjo jep një
shkrirje edhe më të njëtrajtshme.
Hiqni plotësisht të gjitha ambalazhet
metalike apo prej alumini para
shkrirjes.
Shkrirja e frutave, perimeve
Mos i shkrini plotësisht në pajisje
frutat dhe perimet, që duhen gatuar
kur janë të freskëta. Lërini të shkrihen
në temperaturë dhome.
Mund të përdorni një fuqi më të lartë
mikrovale për të gatuar frutat dhe
perimet pa i shkrirë ato më parë.
SHQIP 9
Page view 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 103 104

Comments to this Manuals

No comments