AEG L99691HWD User Manual Page 36

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 35
= Artikulli nuk mund të thahet.
14.9 Kohëzgjatja e ciklit të
tharjes
Koha e tharjes mund të ndryshojë në
varësi të:
shpejtësisë së shtrydhjes
përfundimtare
nivelit të tharjes
llojit të rrobave
peshës së ngarkesës
14.10 Tharje shtesë
Nëse rrobat janë ende të njoma në
përfundim të programit të tharjes,
zgjidhni sërish një cikël të shkurtër
tharjeje.
PARALAJMËRIM!
Për të shmangur rrudhat
dhe hyrjen në ujë të
rrobave, mos i lini ato të
thahen më shumë sesa
duhet.
14.11 Këshilla të
përgjithshme
Shikoni tabelën "Programet e tharjes" për
të gjetur kohën mesatare të tharjes.
Përvoja do t'ju ndihmojë të thani rrobat
në mënyrë më të saktë. Mbani shënim
kohëzgjatjen e tharjes për ciklet që keni
realizuar më parë.
Për të shmangur shkarkimin statik në
përfundim të ciklit të tharjes:
1. Përdorni zbutës rrobash në ciklin e
larjes.
2. Përdorni zbutës të veçantë për
tharësit.
3. Mos derdhni detergjent apo zbutës
përpara ciklit të tharjes.
4. Mos thani së bashku pëlhura të
ashpra dhe të buta, për të shmangur
përzhitjen e pëlhurave të buta.
5. Hiqni nga xhepat e rrobave të gjitha
objektet, veçanërisht objektet që
shkrihen.
Kur programi i tharjes ka përfunduar,
hiqni rrobat brenda një kohe të shkurtër.
15. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
15.1 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të
ngrohtë dhe sapun. Thajini plotësisht të
gjitha sipërfaqet.
KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës
boje ose produkte kimike.
15.2 Heqja e çmërsit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni produkt zbutjeje uji për lavatriçe.
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
parandaluar çmërsin dhe grimcat e
ndryshkut.
Për heqjen e grimcave të ndryshkut,
përdorni vetëm produkte speciale për
lavatriçe. Bëjeni këtë veç procesit të
larjes së rrobave.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
15.3 Larja e mirëmbajtjes
Me programet me temperaturë të ulët
është e mundur që në kazan të mbetet
pak detergjent. Kryeni rregullisht një larje
mirëmbajtjeje. Për ta kryer këtë:
Nxirrni të gjitha rrobat nga kazani.
Zgjidhni programin e të pambuktave
me temperaturën më të lartë, me një
sasi të vogël detergjenti.
15.4 Guarnicioni i derës
www.aeg.com36
Page view 35
1 2 ... 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments