AEG L73283FL User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Mos e prekni kabllin kryesore ose
spinën e korentit me duar të lagura.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
Lidhja e ujit
Sigurohuni që të mos dëmtoni tubat e
ujit.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e
furnizimit me ujë duke përdorur
pajisjet e dhëna të zorrëve. Pajisjet e
vjetra të zorrëve nuk duhet të
ripërdoren.
Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba të
rinj ose në tuba që nuk janë përdorur
për një kohë të gjatë, lëreni ujin të
rrjedhë derisa ai të pastrohet.
Herën e parë që do të përdorni
pajisjen, sigurohuni që të mos ketë
asnjë rrjedhje.
2.2 Përdorimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Përdoreni këtë pajisje në mjedis
shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë në
ambalazhin e detergjentit.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
Mos e prekni xhamin e derës gjatë
kohës që pajisja është në punë e
sipër. Xhami mund të jetë i nxehtë.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Mos vendosni një enë për të
grumbulluar ujin që mund të rrjedhë
nën pajisje. Kontaktoni me shërbimin
për t'u siguruar se cilët aksesorë mund
të përdoren.
2.3 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht. Përdorni vetëm
detergjent neutral. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.4 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.
SHQIP 5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments