AEG L6FBG48S User Manual Page 25

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 24
Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
Trajtoni paraprakisht njollat e vështira.
Lajini njollat e vështira me detergjent
të veçantë.
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset
e tyre dhe futini perdet në një qese
për larje apo këllëf jastëku.
Mos lani rroba pa tegela ose me
prerje. Përdorni një cante larjeje për
të larë rroba të vogla dhe/ose delikate
(p.sh. sytjena me tela, rripa, streçe
etj.).
Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë
fazës së centrifugimit duke çuar në
dridhje të tepërta. Nëse ndodh kjo:
a. ndërprisni programin dhe hapni
derën (referojuni "Hapja e derës
kur është në punë një program
ose shtyrja e programit");
b. rishpërndajeni me dorë
ngarkesën në mënyrë që rrobat
të shpërndahen njëtrajtësisht
nëpër kazan;
c. shtypni butonin Nisja/Pauza.
Faza e centrifugimit vazhdon.
11.2 Njollat e vështira
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i trajtoni
përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
11.3 Detergjentet dhe
trajtimet e tjera
Përdorni vetëm detergjente dhe
trajtime të tjera të prodhuara
posaçërisht për lavatriçe:
detergjentet në trajtë pluhuri për
të gjitha llojet e rrobave,
detergjentet në trajtë pluhuri për
rrobat delikate (40 °C maksimumi)
dhe të leshtat,
detergjentet në trajtë lëngu,
mundësisht për programe me
temperatura të ulëta (60 °C
maksimumi) për të gjitha llojet e
rrobave ose të posaçme vetëm
për të leshtat.
Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
Për të ndihmuar mjedisin, mos
përdorni më shumë detergjent sesa
sasia e rekomanduar.
Ndiqni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i detergjenteve ose
trajtimeve tò tjera pa tejkaluar nivelin
e treguar maksimal (
).
Përdorni detergjentet e rekomanduara
për llojin dhe ngjyrën e pëlhurës,
programin, temperaturën dhe nivelin e
ndotjes.
11.4 Këshilla ekologjike
Vendosni një program pa fazën e
paralarjes për të larë rroba me ndotje
normale.
Gjithmonë fillojeni një program larjeje
me ngarkesën maksimale të lejuar të
rrobave.
Nëse përdorni trajtimin paraprak të
njollave, mund të përdorni një heqës
njollash kur vendosni një program me
temperaturë të ulët.
Që të përdorni sasinë e duhur të
detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit
në sistemin tuaj hidraulik. Referojuni
paragrafit "Fortësia e ujit".
11.5 Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni aditivë për zbutje uji. Në zonat
ku uji është i butë nuk nevojitet përdorimi
i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të mësuar fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të aditivit për
zbutje të ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni
tek ambalazhi i produktit.
SHQIP 25
Page view 24
1 2 ... 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments