AEG T8DEA68S User Manual Page 27

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 26
3. Filtrin pastrojeni në të dyja pjesët me
dorë të lagur.
4. Nëse është e nevojshme, pastrojeni
filtrin me fshesë me korrent. Mbylleni
filtrin.
5. Nëse është e nevojshme hiqni pushin
nga filtri dhe guarnicioni. Për këtë
mund të përdorni një fshesë me
korrent. Futeni filtrin sërish brenda në
folenë e tij.
14.2 Zbrazja e depozitës së
ujit
Zbrazni depozitën e ujit të kondensuar
pas çdo cikli tharjeje.
Nëse depozita e ujit të kondensuar është
plot, programi ndalon automatikisht.
Mesazhi Water Tank Warning
(Paralajmërimi i depozitës së ujit)
ndizet në ekran dhe duhet të zbrazni
depozitën e ujit.
Për të zbrazur depozitën e ujit:
1. Tërhiqeni depozitën e ujit duke e
mbajtur në pozicion horizontal.
2. Nxirreni jashtë lidhjen plastike dhe
zbrazni ujin në një lavaman apo enë
të përshtatshme.
3. Shtyjeni lidhjen plastike sërish në
vend dhe vendosni depozitën e ujit
sërish në vend.
4. Për të vazhduar programin, shtypni
butonin Start/Pause.
14.3 Pastrimi i kondensuesit
Nëse në ekran ndizet mesazhi Clean the
heat exchanger area (Pastro zonën e
shkëmbyesit të nxehtësisë), kontrolloni
kondensuesin dhe ndarjen e tij. Nëse
është i papastër, pastrojeni. Mos e
kontrolloni më pak se një herë në 6 muaj.
PARALAJMËRIM!
Mos prekni sipërfaqet
metalike me duar të
zhveshura. Rrezik
plagosjeje. Vishni dorashka
mbrojtëse. Pastroni me
kujdes që të shmangni
dëmtimin e sipërfaqes
metalike.
SHQIP 27
Page view 26
1 2 ... 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments