AEG S53620CSX2 User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 80
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për
ruajtjen e ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë të
rekomanduara nga prodhuesi.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të
pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra,
tretës ose objekte metalike.
Mos ruani lëndë që shpërthejnë, si kuti aerosoli me
lëndë djegëse në këtë pajisje.
Nëse kablloja e furnizimit me energji është e dëmtuar,
ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i
shërbimit ose persona të kualifikuar, për të shmangur
rreziqet.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj
këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Sigurohuni që ajri të mund të
qarkullojë përreth pajisjes.
Prisni të paktën 4 orë përpara se të
lidhni pajisjen me energjinë elektrike.
Kjo bëhet që vaji të lejohet të rrjedhë
përsëri te kompresori.
Mos e instaloni pajisjen pranë
radiatorëve, sobave, furrave ose
vatrave të gatimit.
Pjesa e pasme e pajisjes duhet të
mbështetet pas murit.
Mos e instaloni pajisjen atje ku ka
dritë të drejtpërdrejtë dielli.
Mos e instaloni pajisjen në zona me
shumë lagështi ose shumë të ftohta,
si shtesa ndërtimi, garazhe ose qilarë
vere.
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i
përparmë për të shmangur gërvishtjen
e dyshemesë.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon
e rrjetit, kompresorin). Kontaktoni
shërbimin ose një inxhinier elektrik
për të ndërruar pjesët elektrike.
Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën
nivelin e spinës së rrjetit.
www.aeg.com4
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 79 80

Comments to this Manuals

No comments