AEG LTX7E272E User Manual Page 6

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 5
Mos lani pëlhura që janë të ndotura
shumë me vajra, graso apo substanca
të tjera vajore. Kjo mund të dëmtojë
pjesët prej gome të lavatriçes. Lajini
paraprakisht këto pëlhura me dorë
përpara se t'i ngarkoni në lavatriçe.
2.5 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe ai me ujë.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
Hidheni pajisjen në përputhje me
kërkesat lokale për hedhjen e
pajisjeve mbeturina elektrike dhe
elektronike (WEEE).
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Veçoritë speciale
Lavatriçja juaj e re plotëson të gjitha
kërkesat bashkëkohore për trajtimin
efektiv të rrobave me konsum të vogël
uji, energjie dhe detergjenti dhe tregon
kujdes për rrobat.
Teknologjia ProSense rregullon
automatikisht kohëzgjatjen e
programit për rrobat në kazan për të
arritur rezultatet më të mira në larje
brenda kohës më të shkurtër të
mundshme.
Avulli është një mënyrë e shpejtë dhe
e lehtë për të rifreskuar rrobat.
Programet delikate me avull heqin
aromat e këqija dhe reduktojnë
rrudhat në rrobat e thara prandaj u
nevojitet pak hekurosje.
Opsioni Përfundim me avull, e
përfundon çdo cikël me avull delikat
që relakson fibrat dhe redukton
rrudhat e rrobave. Hekurosja do të
jetë më e lehtë!
Falë opsionit Soft Plus, zbutësi i
rrobave shpërndahet në mënyrë të
njëtrajtshme në rroba dhe depërton
thellë fibrat e rrobave duke favorizuar
një butësi të përkryer.
www.aeg.com6
Page view 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments