AEG L61470WDBI User Manual Page 18

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 17
10.4 Fillimi i programit
Shtypni butonin Start/Pause për të filluar
programin. Treguesi përkatës i kuq
ndalon së pulsuari.
Treguesi Washing është i ndezur për të
treguar që pajisja fillon procesin.
Treguesi Drying është i ndezur për të
treguar që dera është e bllokuar.
Nëse keni zgjedhur shtyrjen e fillimit të
programit me butonin Vonesë në nisje,
pajisja do të fillojë numërimin mbrapsht.
Nëse vendosni një opsion të pasaktë,
treguesi i verdhë i butonit Start/Pause
pulson 3 herë. Në ekran shfaqet mesazhi
Err për disa sekonda.
10.5 Nisja e një programi me
shtyrje programi
Këtë opsion vendoseni pasi ta keni
cilësuar programin dhe para se të
shtypni butonin Start/Pause.Përpara se
të filloni programin, nëse dëshironi të
shtyni nisjen e programit, shtypni butonin
Vonesë në nisje në mënyrë të përsëritur
për të vendosur vonesën e dëshiruar.
Simboli shfaqet në ekran. Programi i
larjes mund të shtyhet nga 30 min – 60
min – 90 min, 2 orë dhe më pas me çdo
1 orë deri në një maksimum prej 20
orësh.
Vlera e shtyrjes së programit shfaqet në
ekran për rreth 3 sekonda, më pas
kohëzgjatja e programit shfaqet sërish.
Ju mund ta ndryshoni ose ta anuloni
kohën e shtyrjes në çdo moment,
përpara se të shtypni butonin Start/
Pause.
Dera do të jetë e bllokuar gjatë gjithë
kohës së shtyrjes. Nëse dëshironi të
shtoni rroba në pajisje gjatë shtyrjes së
programit, shtypni butonin Start/Pause
për të vendosur pajisjen në pauzë. Kur
treguesi Door fiket, mund të hapet dera.
Shtoni rrobat, mbyllni derën dhe shtypni
butonin Start/Pause sërish.
Vendosja e shtyrjes së programit.
Vendosni programin dhe opsionet që
dëshironi.
Vendosni shtyrjen e programit.
Shtypni butonin Start/Pause: pajisja
fillon numërimin mbrapsht të orëve.
Programi fillon pasi të ketë përfunduar
shtyrja e përzgjedhur e kohës.
Anulimi i shtyrjes së programit
Shtypni butonin Start/Pause për ta
caktuar pajisjen në PAUZË;
Shtypni butonin Vonesë në nisje
derisa të shfaqet simboli ;
Shtypni përsëri butonin Start/Pause
për të nisur programin.
Shtyrja e vendosur mund të
ndryshohet vetëm pasi ta
keni vendosur përsëri
programin e larjes.
Shtyrja e programit nuk mund
vendoset me programin e Shkarkimit.
10.6 Ndryshimi i një opsioni
ose i një programi në proces
Është e mundur të ndryshohen disa
opsione para se programi të vihet në
punë. Përpara se të bëni ndonjë
ndryshim, duhet të vini pajisjen në pauzë
duke shtypur butonin Start/Pause.
Ndryshimi i një programi në proces është
i mundur vetëm duke e rivendosur atë.
Rrotullojeni çelësin e programeve në ,
e më pas te pozicioni i programit të ri.
Shtypni sërish butonin Start/Pause për të
filluar programin e ri. Uji i larjes në
kazanin e lavatriçes nuk do të
shkarkohet.
10.7 Ndërprerja e një
programi
Shtypni butonin Start/Pause për të
ndërprerë një program në proces,
treguesi përkatës do të fillojë të pulsojë.
Shtypni përsëri butonin Start/Pause për
të rinisur programin.
10.8 Anulimi i një programi
në funksionim
Rrotulloni çelësin përzgjedhës tek
pozicioni për të anuluar një program
në proces. Tani mund të përzgjidhni një
program të ri.
www.aeg.com18
Page view 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 ... 39 40

Comments to this Manuals

No comments