AEG KMK761000M User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për
të futur aksesorët ose enët për furrë.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik.
Për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike,
sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni
llambën.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse
të mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami,
pasi mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të
shkaktojë krisjen e xhamit.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
Mos e aktivizoni pajisjen kur është bosh. Pjesët
metalike brenda hapësirës mund të krijojnë hark
elektrik.
Enët metalike për ushqime dhe pije nuk lejohen gjatë
gatimit me mikrovalë. Kjo kërkesë nuk vlen për rastet
kur prodhuesi specifikon madhësinë dhe formën e
enëve metalike të përshtatshme për gatim me
mikrovalë.
Nëse dera ose guarnicionet e derës janë dëmtuar,
pajisja nuk duhet vënë në punë derisa të jetë riparuar
nga një person i kualifikuar.
Vetëm një person i kualifikuar mund të kryejë
shërbime ose riparime që përfshijnë heqjen e një
kapaku që mbron kundër ekspozimit nga energjia e
mikrovalës.
Mos nxehni lëngje ose ushqime të tjera në enë të
vulosura. Ato mund të shpërthejnë.
Përdorni vetëm enë të përshtatshme për përdorim në
furra me mikrovalë.
www.aeg.com4
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments