AEG HK956970FB User Manual Page 13

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 12
Afishimi i cilësimit të nxehjes së
zonave të reduktuara alternohet mes
dy niveleve.
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Enët e gatimit
Për zonat e gatimit me
induksion, fusha e fortë
elektromagnetike e krijon
shumë shpejt nxehtësinë në
enën e gatimit.
Përdorini zonat e gatimit me
induksion me enë gatimi të
përshtatshme.
Materialet e enëve të gatimit
i përshtatshëm: hekur i derdhur,
çelik, çelik i smaltuar, inoks, me fund
me shumë shtresa (e cilësuar si e
përshtatshme nga prodhuesi).
i papërshtatshëm: alumini, bakri,
tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një
pianurë me induksion nëse:
uji zien shumë shpejt në një zonë të
vendosur në cilësimin më të lartë të
nxehtësisë.
fundi i enës tërhiqet nga një magnet.
Fundi i enëve të gatimit
duhet të jetë sa më i trashë
dhe më i rrafshët që të jetë e
mundur.
Përmasat e enës së gatimit
Zonat e gatimit me induksion u
përshtaten automatikisht deri diku
përmasës së fundit të enëve.
Efikasiteti i zonës së gatimit është i lidhur
me diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
Drejtojuni kapitullit "Të
dhëna teknike".
5.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
zhurmë kërcitëse: enët janë të
përbëra nga materiale të ndryshme
(strukturë sandviç).
tingull fishkëllime: e përdorni zonën e
gatimit me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (struktura sandviç).
gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë
fuqie.
kërcitje: po ndodh një proces
shkëmbimi elektrik.
fërshëllimë, zukatje: ventilatori po
punon.
Zhurmat janë normale dhe nuk
tregojnë se ka keqfunksionim të
pianurës.
5.3 Öko Timer (Kohëmatësi
ekonomik)
Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës
së gatimit çaktivizohet përpara se të
bjerë sinjali i kohëmatësit me numërim
mbrapsht. Ndryshimi në kohën e punës
varet nga niveli i cilësimit të nxehtësisë
dhe kohëzgjatja e procesit të gatimit.
SHQIP 13
Page view 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments