AEG BS836680HM Recipe Book Page 19

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 18
100 g sheqer pluhur
Tjetër:
Tavë me formë katrore për pjekje, 30
cm e gjatë
Margarinë për lyerje
Thërrime buke për të veshur formën e
pjekjes
Metoda:
Gjalpin, sheqerin, lëkurën e grirë të
limonit, vaniljen dhe kripën hidhini një tas
dhe përziejini së bashku derisa të
krijohet një masë kremi. Më pas hidhni
vezët një nga një dhe përziejeni edhe
njëherë masën. Shtoni miellin dhe miellin
e misrit të përzier me sodën e bukës në
masën e rrahur dhe përziejini së bashku.
Vendoseni përzierjen brenda enës së
lyer me yndyrë dhe të veshur me
thërrime buke, nivelojeni dhe vendoseni
në furrë. Pas pjekjes, përzieni lëngun e
limonit me sheqerin pluhur. Përmbyseni
kekun në një letër alumini. Ngrijeni letrën
e aluminit anash buzëve të kekut në
mënyrë që lëngu të mos derdhet.
Shpojeni kekun me një kunj të vogël druri
dhe shpërndani lëngun me një furçë. Pas
kësaj, lëreni për njëfarë kohe ëmbëlsirën
që të thithë lëngun.
Koha në pajisje (min): 75
Pozicioni i raftit: 1
7.11 Kek me kupa:
Përbërësit:
150 g gjalpë
150 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
1 pisk kripë
lëkura e një limoni pa dyllë
2 vezë
50 ml qumësht
25 g miell misri
225 g miell
10 g sodë buke
1 kavanoz me qershia të athëta (375
g)
225 g copa çokollatash
Tjetër:
Forma të vogla prej letre, me diametër
rreth 7 cm
Metoda:
Përzieni së bashku gjalpin, sheqerin,
vaniljen, kripën dhe lëkurën e një limoni
pa dyllë. Shtoni vezët dhe përziejini
përsëri të gjitha bashkë. Përzieni miellin
e misrit, miellin dhe sodën e bukës dhe
rriheni masën me qumështin. Kullojini
vishnjat dhe hidhini te masa së bashku
me copat e çokollatës. Hidheni masën në
kupat prej letre, vërini kupat në tavën e
pjekjes dhe futini në furrë. Përdorni
formë kekësh me kupa nëse ka.
Koha në pajisje (min): 40
Pozicioni i raftit: 3
7.12 Dupling me kumbull:
Për 4-6 veta.
Për brumin (përbërësit duhet të kenë
temperaturën e ambientit):
125 ml qumësht
20 g sheqer
1 paketë e vogël me maja të thatë (8
g maja të thatë ose 42 g maja të
njomë)
300 g miell
30 g sheqer
30 g gjalpë
1 të verdhë veze
1 vezë të plotë
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
pak lëkurë limoni e grirë
reçel kumbulle
Pas gatimit:
50 g gjalpë
50 g fara lulëkuqeje të bluara
sheqer pluhur
Tjetër:
tavë e lyer me yndyrë
Metoda:
Hidhni qumështin dhe sheqerin në një
tenxhere dhe ngroheni lehtë mbi vatrën e
gatimit. Shtoni maja birre të thatë dhe
trazojeni. Pas kësaj lëreni për rreth 30
minuta. Miellin, sheqerin, gjalpin, të
verdhën e vezës, vezën, vaniljen me
sheqer dhe pak lëkurë të grirë limoni
hidhini në një tas për t'i përzier. Shtoni
qumështin dhe majanë dhe punoni
brumin. Mbulojeni brumin me një pëlhurë
dhe lëreni të vijë për 45 minuta të tjera.
Në fund, me anë të një luge ndajeni
brumin në topa të vegjël (rreth 80 g),
SHQIP 19
Page view 18
1 2 ... 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments