9.1 Ana e brendshme e derës
Në disa modele, në anën e brendshme
të derës do të gjeni:
• numrat e pozicioneve të rafteve.
• të dhëna për funksionet e furrës,
pozicionet e këshilluara për raftet dhe
temperaturat për gatesa tipike.
9.2 Pjekja
• Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë
ndryshe nga pajisja juaj e
mëparshme. Përshtatini cilësimet
tuaja të zakonshme (temperaturën,
kohën e gatimit) dhe pozicionet e
rafteve sipas vlerave në tabela.
• Prodhuesi rekomandon që në fillim të
përdorni temperaturat më të ulëta.
• Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për
një recetë të veçantë, kërkoni një që
është pothuajse e njëjtë me të.
• Koha e pjekjes mund të zgjatet me
10-15 minuta, nëse gatuani kekë në
më shumë se një pozicion të rafteve.
• Kekët dhe petët në lartësi të
ndryshme nuk skuqen gjithmonë
njësoj në fillim. Nëse ndodh kjo, mos
e ndryshoni temperaturën e furrës.
Diferencat do të barazohen gjatë
procedurës së pjekjes.
• Kur kohët e pjekjes janë më të gjata,
mund ta çaktivizoni furrën rreth 10
minuta para mbarimit të kohës së
pjekjes për të shfrytëzuar nxehtësinë
e mbetur.
Kur gatuani ushqime të ngrira, tavat në
furrë mund të deformohen gjatë pjekjes.
Kur tavat ftohen përsëri, deformimi do të
zhduket.
9.3 Këshilla për pjekjen
Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Ndreqja
Baza e kekut nuk është sku‐
qur mjaftueshëm.
Pozicioni i raftit nuk është i
saktë.
Vendoseni kekun në një raft
më të ulët të furrës.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet e
papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Temperatura e furrës është
tepër e lartë.
Herën tjetër që të piqni, ven‐
doseni furrën në tempera‐
turë pak më të ulët.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet e
papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Koha e pjekjes është tepër e
shkurtër.
Vendosni një kohë pjekjeje
më të gjatë. Nuk mund ta
zvogëloni kohën e pjekjes
duke vendosur tempera‐
tura më të larta.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet e
papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Në brumë ka shumë lëng. Përdorni më pak lëng. Bëni
kujdes me kohën e për‐
zierjes, veçanërisht nëse
përdorni makineri përzier‐
ëse.
Keku është tepër i thatë. Temperatura e furrës është
tepër e ulët.
Herën tjetër që të piqni, ven‐
doseni furrën në tempera‐
turë më të lartë.
Keku është tepër i thatë. Koha e pjekjes është tepër e
gjatë.
Herën tjetër kur të piqni,
vendosni një kohë pak më të
shkurtër pjekjeje.
SHQIP 15
Comments to this Manuals