AEG 47056VS-WN User Manual Page 15

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 68
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 14
10. FURRA - INFORMACIONE DHE KËSHILLA TË
DOBISHME
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
Temperatura dhe kohët e pjekjes
në tabela janë vetëm udhëzuese.
Ato varen nga recetat, cilësia dhe
sasia e përbërësve të përdorur.
KUJDES
Përdorni një tavë pjekjeje të
thellë për ëmbëlsirat me shumë
lëng. Lëngjet e frutave mund të
shkaktojnë njolla të përhershme
mbi smalt.
10.1 Pjekja
Udhëzime të përgjithshme
Furra juaj e re mund të pjekë apo
skuqë ndryshe në krahasim me
pajisjen tuaj të mëparshme. Përshtatini
cilësimet tuaja të zakonshme
(temperaturën, kohët e gatimit) dhe
nivelet e rafteve sipas vlerave në
tabela.
Me kohë më të gjata gatimi, furra
mund të fiket rreth 10 minuta përpara
përfundimit të kohës së pjekjes, për të
përdorur nxehtësinë e mbetur.
Kur përdorni ushqime të ngrira, tava
në furrë mund të deformohet gjatë
pjekjes. Kur tava ftohet përsëri,
deformimi do të zhduket.
Si të përdorni tabelat e pjekjes
Rekomandojmë që në fillim të
përdorni temperaturë më të ulët.
Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për
një recetë të veçantë, kërkoni një që
është pothuajse e njëjtë me të.
Koha e pjekjes mund të zgjatet me
10-15 minuta, nëse gatuani kekë në
më shumë se një nivel.
Kekët dhe petët në lartësi të
ndryshme nuk skuqen gjithmonë
njësoj në fillim. Nëse ndodh kjo, mos e
ndryshoni temperaturën e furrës.
Diferencat do të barazohen gjatë
procedurës së pjekjes.
10.2 Këshilla për pjekjen
Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Keku nuk është pjekur sa
duhet nga poshtë.
Pozicion i gabuar i raftit.
Vendoseni kekun më
poshtë.
Keku fundoset (mbetet i
qullët, me gunga, i
ngjitshëm).
Temperatura e furrës
është tepër e lartë.
Herën tjetër kur të piqni,
vendoseni një
temperaturë pak më të
ulët në furrë.
Keku fundoset (mbetet i
qullët, me gunga, i
ngjitshëm).
Koha e pjekjes është
tepër e shkurtër.
Vendosni një kohë
pjekjeje më të gjatë.
Kohëzgjatjet e gatimit
nuk shkurtohen dot me
anë të një temperature
më të lartë pjekjeje.
Keku fundoset (mbetet i
qullët, me gunga, i
ngjitshëm).
Në brumë ka shumë
lëng.
Përdorni më pak lëng.
Kini parasysh kohët e
përzierjes, sidomos nëse
përdorni makineri për
ëmbëlsira.
SHQIP 15
Page view 14
1 2 ... 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 ... 67 68

Comments to this Manuals

No comments