AEG RDB72721AW User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh.
makinë akulloresh) në pajisje
përveçse kur është shënuar nga
prodhuesi se mund të vendosen.
Bëni kujdes të mos shkaktoni
dëmtime te qarku i agjentit ftohës. Ai
përmban izobutan (R600a), një gaz
natyror me nivel të lartë
pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz
merr flakë.
Nëse dëmtohet qarku i ftohjes,
sigurohuni që të mos ketë flakë dhe
burime ndezjeje në dhomë. Ajrosni
dhomën.
Mos lejoni që enë të nxehta të prekin
pjesët plastike të pajisjes.
Mos vendosni pije freskuese në
ndarjen e ngrirjes. Kjo krijon presion
tek ena e pijeve.
Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin
flakë në pajisje.
Mos vendosni produkte që marrin
flakë ose sende të lagura me
produkte të ndezshme brenda, pranë
ose mbi pajisje.
Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
Mos hiqni ose mos prekni sende në
ndarjen e ngrirjes nëse duart i keni të
lagura ose të njoma.
Mos ngrini përsëri ushqime që janë
shkrirë.
Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që
gjenden tek ambalazhimi i ushqimit të
ngrirë.
2.4 Drita e brendshme
Lloji i llambës së përdorur për këtë
pajisje nuk është e përshtatshme për
ndriçimin e dhomave në shtëpi
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta kryejë
mirëmbajtjen dhe rimbushjen e
njësisë.
Kontrolloni rregullisht tubin e
shkarkimit të pajisjes dhe nëse është
e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i
shkarkimit është i bllokuar, uji i shkrirë
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
2.6 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
Qarku i ftohjes dhe materialet e
izolimit të kësaj pajisjeje nuk ndikojnë
tek ozoni.
Shkuma izoluese përmban gaz të
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e
bashkisë suaj për t'u informuar mbi
mënyrën e duhur të hedhjes së
pajisjes.
Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së
njësisë së ftohjes që është afër
shkëmbyesit të nxehtësisë.
3. FUNKSIONIMI
3.1 Ndezja e
Vendoseni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës
në drejtim orar në një përzgjedhje
mesatare.
SHQIP 5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments