AEG L7FEE48S User Manual Page 17

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 16
7.6 Avull plus
Ky program shton një fazë avulli të
ndjekur nga një fazë e shkurtër kundër
rrudhave në fund të programit të larjes.
Faza e avullit redukton rrudhat e rrobave
dhe lehtëson hekurosjen e tyre.
Treguesi
pulson në ekran gjatë fazës
së avullit.
Ky opsion mund të rrisë pak
kohëzgjatjen e programit.
Kur ndalon programi ekrani tregon një
zero , treguesi është i
qëndrueshëm dhe treguesi fillon të
pulsojë. Kazan kryen lëvizje të buta për
rreth 30 minuta për të ruajtur efektet e
avullit. Duke prekur një buton, ndalojnë
lëvizjet kundër rrudhave dhe dera
shkyçet.
Një ngarkesë e vogël
rrobash ndihmon që të
arrihen rezultate më të mira.
7.7 Shtyrja e programit
Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e
programit deri në një kohë më të të
volitshme.
Prekni në mënyrë të përsëritur butonin
për të vendosur shtyrjen e kërkuar. Koha
rritet me hapa prej 30 minutash deri në
90' dhe nga 2 orë deri në 20 orë.
Pas prekjes së butonit Nisja/Pauza,
ekrani shfaq treguesin
dhe pajisja
fillon numërimin mbrapsht.
7.8 Shpëlarje
Me këtë buton ju mund të zgjidhni një
nga opsionet e mëposhtme:
Shpëlarje shtesë Opsioni
Ky opsion shton disa shpëlarje sipas
programit të zgjedhur të larjes.
Përdoreni këtë opsion për njerëzit që
janë alergjikë ndaj mbetjeve të
detergjenteve dhe në zonat ku uji
është i butë.
Ky opsion rrit pak
kohëzgjatjen e programit.
Kapërcimi i fazës së larjes - Opsioni
Vetëm shpëlarje
Pajisja kryen vetëm fazën e
shpëlarjes, të centrifugimit dhe të
shkarkimit të programit të zgjedhur.
Treguesi korrespondues mbi butonin me
prekje ndizet.
7.9 Kursimi i kohës
Me këtë opsion mund të ulni
kohëzgjatjen e programit.
Nëse rrobat kanë ndotje normale ose
të vogël, këshillohet të shkurtoni
programin e larjes. Prekni këtë buton
një herë për të ulur kohëzgjatjen.
Në rast ngarkese më të vogël, prekni
këtë buton dy herë për të vendosur
një program shtesë të shpejtë.
Ekrani shfaq treguesin .
Ky opsion mund të përdoret
gjithashtu edhe për të
shkurtuar kohëzgjatjen e
programit Avull.
7.10 Kursimi i energjisë
Opsioni Kursimi i energjisë redukton
konsumin e energjisë dhe ruan rezultate
të mira në larje.
Vendoseni këtë opsion për rroba me
ndotje të vogël ose normale në
temperaturë 30°C ose më të lartë.
Uji dhe konsumi i energjisë mund të
varen nga shkaqe të ndryshme, si p.sh.
presioni i ujit, fortësia dhe temperatura e
tij, temperatura e ambientit, lloji dhe
sasia e rrobave, opsionet e vendosura,
shpejtësia e centrifugimit dhe luhatjet e
tensionit në rrjetin elektrik. Ekrani shfaq
treguesin
.
Nëse zgjidhni programin Të
pambuktat në 40°C ose
60°C dhe nuk janë vendosur
opsione të tjera, ekrani
tregon treguesin ;
këto janë programet
standarde të pambukut,
programet më efikase në
lidhje me konsumin e
kombinuar të energjisë dhe
ujit.
SHQIP 17
Page view 16
1 2 ... 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments