AEG L7FBE48S User Manual Page 16

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 15
Në rast ngarkese më të vogël, prekni
këtë buton dy herë për të vendosur
një program shtesë të shpejtë.
Ekrani shfaq treguesin .
Ky opsion mund të përdoret
gjithashtu edhe për të
shkurtuar kohëzgjatjen e
programit Avull.
6.10 Kursimi i energjisë
Vendoseni këtë opsion për rroba me
ndotje të vogël ose normale në
temperaturë 30°C ose më të lartë.
Pajisja ul temperaturën e larjes dhe zgjat
kohën e larjes për të arritur efikasitet më
të lartë larjeje duke kursyer energji.
Ekrani shfaq treguesin .
Nëse zgjidhni programin Të
pambuktat në 40°C ose
60°C dhe nuk janë vendosur
opsione të tjera, ekrani
tregon treguesin ;
këto janë programet
standarde të pambukut,
programet më efikase në
lidhje me konsumin e
kombinuar të energjisë dhe
ujit.
6.11 Nisja/Pauza
Shtypni butonin Nisja/Pauza për të filluar,
vendosur në pauzë ose ndërprerë një
program që është në punë.
7. PROGRAMET
7.1 Tabela e programeve
Programet e larjes
Programi Përshkrimi i programit
Programet e larjes
Pambuk
Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra. Ndotje normale, e
madhe dhe e lehtë.
Programet standarde për vlerat e konsumit të Etiketës së
energjisë. Sipas rregullores 1061/2010, programi Pambuk në
60 °C dhe programi Pambuk në 40 °C me opsionin janë
përkatësisht «Programi standard i pambukut me 60°C» dhe
«Programi standard i pambukut me 40°C». Ato janë programet
më efikase për sa i përket kombinimit të konsumit të energjisë
dhe ujit për larje të rrobave të pambukta me ndotje normale.
Temperatura e ujit në fazën e larjes mund të
ndryshojë nga temperatura e deklaruar për
programin e zgjedhur.
Sintetike
Artikuj sintetikë ose tekstile të përziera. Ndotje normale.
Delikat
Tekstile delikate të tilla si akrilike, viskoze dhe tekstile të
përziera kërkojnë larje më delikate. Ndotje normale.
Të leshta/Të mëndafshta
Të leshta që lahen në makinë larëse, të leshta që lahen me
dorë dhe tekstile të tjera me simbolin e kujdesit "larje me
dorë"
1)
.
www.aeg.com16
Page view 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments