AEG L6FEG49S User Manual Page 28

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 27
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
kontrolluar për çmërs.
Detergjentet standarde përmbajnë
agjentë për zbutjen e ujit, por
rekomandojmë që herë pas here të vini
në punë një cikël me kazan bosh dhe një
produkt kundër çmërsit.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
13.3 Larja e mirëmbajtjes
Me programet me temperaturë të ulët
është e mundur që në kazan të mbetet
pak detergjent. Kryeni rregullisht një larje
mirëmbajtjeje. Për ta kryer këtë:
Nxirrni të gjitha rrobat nga kazani.
Zgjidhni programin e të pambuktave
me temperaturën më të lartë, ose
përdorni programin Pastrimi i pajisjes
nëse disponohet. Shtoni një sasi të
vogël detergjenti pluhur në kazanin
bosh, për të shpëlarë mbetjet që
mund të mbetur.
13.4 Guarnicioni i derës
Kontrolloni rregullisht guarnicionin dhe
hiqni të gjitha objektet nga pjesa e
brendshme.
13.5 Pastrimi i kazanit
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
parandaluar grimcat e ndryshkut.
Për pastrim të plotë:
1. Pastroni kazanin me produkte
speciale për çelik inoks.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
2. Vini në punë një program të shkurtër
për të pambukta me temperaturë të
lartë ose përdorni programin Pastrimi
i pajisjes nëse disponohet. Shtoni një
sasi të vogël detergjenti pluhur në
kazanin bosh, për të shpëlarë
mbetjet që mund të mbetur.
13.6 Pastrimi i sirtarit të
detergjentit
Për të parandaluar depozitimet e
mundshme të detergjenteve të thara apo
zbutësit të rrobave dhe/ose formimin e
mykut në sirtarin e detergjentit, herë pas
here kryeni procedurën e mëposhtme të
pastrimit:
1. Hapni sirtarin. Shtypni kapësen
poshtë siç tregohet në figurë dhe
tërhiqeni.
2. Hiqni pjesën e sipërme të folesë së
adititivit për të ndihmuar pastrimin
dhe për ta larë në ujë të rrjedhshëm
të ngrohtë, për të hequr gjurmët e
detergjentit të akumuluar. Pas
pastrimit, vendoseni sërish pjesën e
sipërme në vendin e vet.
3. Sigurohuni që të gjitha mbetjet e
detergjentit të hiqen nga pjesa e
sipërme dhe e poshtme e folesë.
Përdorni një furçë të vogël për të
pastruar folenë.
www.aeg.com28
Page view 27
1 2 ... 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 ... 39 40

Comments to this Manuals

No comments