AEG L6FBG48S User Manual Page 23

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 72
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 22
P.sh. është në punë faza e shpëlarjes:
.
10.10 Ndërprerja e programit
dhe ndryshimi i opsioneve
Kur programi është në punë, mund të
ndryshoni vetëm disa opsione:
1. Prekni butonin Start/Pause.
Treguesi përkatës pulson.
2. Ndrysho opsionet. Informacioni i
dhënë në ekran ndryshon
përkatësisht.
3. Prekni sërish butonin Start/Pause.
Programi i larjes vazhdon.
10.11 Anulimi i një programi
në funksionim
1. Shtypni butonin "O" (Off) për të
anuluar programin dhe për të
çaktivizuar pajisjen.
2. Shtypni sërish butonin "O" (Off) për
ta aktivizuar pajisjen.
Tani, ju mund të vendosni një program të
ri larjeje.
Nëse faza ProSense është
kryer tashmë dhe ka nisur
tashmë mbushja me ujë,
programi i ri fillon pa
përsëritur fazën ProSense.
Uji dhe detergjenti nuk
shkarkohen për të shmangur
shpenzimet.
10.12 Hapja e derës
Nëse temperatura dhe niveli
i ujit në kazan janë shumë të
larta dhe/ose kazani
vazhdon të rrotullohet, ju nuk
mund ta hapni derën.
Kur një program ose shtyrje programi
është në punë, dera e pajisjes është e
kyçur.
1. Prekni butonin Start/Pause.
Në ekran fiket treguesi përkatës i
bllokimit të derës.
2. Hapni derën e pajisjes. Nëse është e
nevojshme, shtoni ose hiqni artikujt.
3. Mbyllni derën dhe shtypni butonin
Start/Pause.
Vazhdon programi ose shtyrja e
programit.
10.13 Përfundimi i programit
Kur programi të ketë përfunduar, pajisja
fiket automatikisht. Sinjalet akustike
funksionojnë, (nëse janë aktive).
Në ekran të gjithë treguesit e fazave të
larjes bëhen të qëndrueshëm dhe fusha
e kohës tregon .
Treguesi i butonit Start/Pause fiket.
Dera shkyçet dhe treguesi
fiket.
1. Shtypni butonin "O" (Off) për të
çaktivizuar pajisjen.
Pesë minuta pas përfundimit të
programit, funksioni i kursimit të
energjisë e çaktivizon automatikisht
pajisjen.
Kur e aktivizoni pajisjen
përsëri, ekrani tregon fundin
e programit të fundit të
përzgjedhur. Rrotullojeni
çelësin e programeve për të
vendosur një cikël të ri.
2. Nxirrni nga pajisja rrobat.
3. Sigurohuni që kazani të jetë bosh.
4. Mbajeni derën dhe folenë e
detergjentit paksa të hapur, për të
parandaluar mykun dhe erërat e
pakëndshme.
5. Mbyllni rubinetin e ujit.
10.14 Shkarkimi i ujit pas
përfundimit të ciklit
Nëse keni zgjedhur një program ose një
opsion që nuk e zbraz ujin e shpëlarjes
së fundit, programi përfundon, por:
Ekrani shfaq treguesin , treguesin e
opsioneve ose dhe treguesin e
derës së mbyllur . Treguesi i fazës
që është në punë
pulson.
Kazani vazhdon të rrotullohet me
intervale të rregullta për të
parandaluar rrudhat te rrobat.
Dera qëndron e bllokuar.
Për të hapur derën duhet të shkarkoni
ujin:
SHQIP 23
Page view 22
1 2 ... 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 ... 71 72

Comments to this Manuals

No comments