• Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por
fikni pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.
• KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret.
Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren
vazhdimisht.
• PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi
sipërfaqet e gatimit.
• Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët
nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës,
sepse mund të nxehen.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
• Nëse sipërfaqja prej qeramike / xhami kriset, fikeni
pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike.
• Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
• PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e
pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së
gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i
fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e
pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i
mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë
aksidente.
2. KUSHTET E PËRDORIMIT
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në
shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si
p.sh.:
• Ferma
• Nga klientë në apartamente të
mobiluara për qëndrime të shkurtra,
apartamente pushimesh dhe mjedise
të tjera rezidenciale.
www.aeg.com4
Comments to this Manuals