AEG HG654320NM User Manual Page 11

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 10
8. INSTALIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
PARALAJMËRIM
Udhëzimet e mëposhtme lidhur
me instalimin dhe mirëmbajtjen
duhet të kryhen nga një personel
i kualifikuar dhe në përputhje me
standardet dhe rregullat vendore
në fuqi.
8.1 Lidhja e gazit
Zgjidhni lidhje të palëvizshme ose
përdorni një tub fleksibël prej inoksi në
përputhje me rregulloren në fuqi. Nëse
përdorni tuba metalikë fleksibël, bëni
kujdes që këta të mos bien në kontakt
me pjesët e lëvizshme ose që të mos
shtypen. Gjithashtu kini kujdes kur vatra
të vendoset bashkë me furrën.
Sigurohuni që presioni i
furnizimit me gaz të pajisjes
përputhet me vlerat e
rekomanduara. Rekordi tip bërryl
lidhet me linjën e ushqimit me
gaz nëpërmjet një dadoje të
filetuar G 1/2". Vidhosini pjesët
pa ushtruar forcë, rregulloni
lidhjen në drejtimin e kërkuar
dhe shtrëngojini mirë të gjitha.
ABC
A)
Fundi i boshtit me vidhë
B)
Rondela
C)
Krahu
Gaz i lëngshëm
Përdorni mbajtësen prej gome të tubit
për gazin e lëngshëm. Gjithmonë
përdorni rondelën. Më pas vazhdoni me
lidhjen e gazit.
Tubi fleksibël është gati për punë kur:
nuk nxehet më shumë se temperatura
e dhomës, ose më shumë se 30°C;
nuk është më i gjatë se 1500 mm;
të mos shfaqë përthyerje;
të mos tërhiqet apo përdridhet;
të mos bjerë në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për
të kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël
bëhen në mënyrë që:
të mos kenë plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja fundet si dhe në
gjithë gjatësinë e tij;
materiali përbërës i tij të mos jetë i
forcuar, por të ketë elasticitetin e
duhur;
morsetat shtrënguese të mos jenë
ndryshkur;
afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë
anomali mos u përpiqni ta ndreqni tubin,
por thjesht zëvendësojeni atë.
Kur të ketë përfunduar instalimi,
sigurohuni që guarnicion i çdo
lidhje tubi të jetë si duhet.
Përdorni një solucion me sapun,
jo flakë!
8.2 Zëvendësimi i injektorëve
1.
Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.
2.
Hiqni kapakët dhe kurorat e vatrës.
3.
Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me ato që nevojiten
për llojin e gazit që përdorni (shikoni
tabelën në kapitullin "Të dhënat
teknike").
4.
Rimontoni pjesët, duke ndjekur të
njëjtat hapa në rend të kundërt.
5.
Zëvendësoni etiketën e
specifikimeve (që është vendosur
pranë tubit të furnizimit me gaz) me
një tjetër të përshtatshme për llojin e
gazit. Mund ta gjeni këtë etiketë në
ambalazhin që keni marrë bashkë
me pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gaz është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga
presioni i nevojshëm, duhet të instaloni
SHQIP 11
Page view 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments