AEG FSE63717P User Manual Page 17

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 16
8.8 Hapja e derës ndërkohë
që pajisja është në punë
Hapja e derës ndërkohë që programi
është në punë, ndalon pajisjen. Kjo
mund të ndikojë në konsumin e energjisë
dhe kohëzgjatjen e programit. Pasi e
mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika
ku u ndërpre.
Nëse dera mbahet hapur për
më shumë se 30 sekonda
gjatë fazës së tharjes,
programi që është në punë
do të përfundojë. Kjo nuk
ndodh nëse dera hapet me
funksionin AirDry.
8.9 Funksioni Auto Off
Ky funksion ruan energjinë duke e fikur
pajisjen kur nuk është në punë.
Funksioni nis të funksionojë
automatikisht:
Kur programi ka përfunduar.
Pas 5 minutave, nëse programi nuk
ka filluar:
8.10 Përfundimi i programit
Kur programi të ketë përfunduar, ekrani
tregon 0:00.
Funksioni Auto Off e fik automatikisht
pajisjen.
Të gjithë butonat janë joaktivë, përveç
butonit të ndezjes/fikjes.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
9.1 Të përgjithshme
Ndiqni këshillat e mëposhtme për të
garantuar rezultate optimale pastrimi dhe
tharjeje në përdorimin ditor dhe për t'ju
ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit.
Hidhini në koshin e mbeturinave
mbetjet e mëdha të ushqimeve në
enë.
Mos i shpëlani enët paraprakisht me
dorë. Kur t'ju nevojitet, vendosni një
program me fazë paralarjeje.
Përdoreni gjithmonë të gjithë
hapësirën e koshave.
Sigurohuni që artikujt në kosha të
mos prekin ose të mos mbulojnë njeri-
tjetrin. Vetëm atëherë uji mund të
arrijë dhe të lajë plotësisht enët.
Mund të përdorni detergjent për larjen
e enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas
ose mund të përdorni tabletat e
shumëfishta (p.sh. ''Të gjitha në 1'').
Ndiqni udhëzimet e shfaqura në
paketim.
Zgjidhni një program sipas llojit të
ngarkesës dhe shkallës së ndotjes.
ECO ofron përdorimin më efikas të
konsumit të ujit dhe të energjisë.
9.2 Përdorimi i kripës,
shpëlarësit dhe detergjentit
Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent të projektuar për
lavastovilje. Produktet e tjera mund të
shkaktojnë dëmtimin e pajisjes.
Në zonat me ujë të rëndë dhe shumë
të rëndë ne rekomandojmë përdorimin
e një detergjenti të thjeshtë për
lavastovilje (pluhur, xhel, tableta pa
agjentë shtesë), shpëlarësit dhe
kripës veçmas për rezultate optimale
pastrimi dhe tharjeje.
Tabletat e detergjentit nuk shkrihen
plotësisht në programet e shkurtra.
Për të parandaluar mbetjet e
detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat
me programet e gjata.
Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në paketimin e
detergjentit.
SHQIP 17
Page view 16
1 2 ... 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 ... 27 28

Comments to this Manuals

No comments