AEG FSB51400Z User Manual Page 18

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 72
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 17
11.4 Pastrimi i brendshëm
Pastroni me kujdes pajisjen me një
leckë të butë e të njomë, duke
përfshirë llastikun prej gome të derës.
Nëse përdorni rregullisht programe
me kohëzgjatje të shkurtër, këto mund
të lënë depozita yndyre dhe çmërsi
brenda pajisjes. Për të parandaluar
këtë, rekomandojmë të përdorni
programe me kohëzgjatje të gjatë të
paktën 2 herë në muaj.
Për të ruajtur performancën e pajisjes
suaj në nivele maksimale,
rekomandojmë të përdorni çdo muaj
një produkt specifik pastrimi për
lavastoviljet. Ndiqni me kujdes
udhëzimet në paketimin e produktit.
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Nëse pajisja nuk niset ose ndalon gjatë
punës, në fillim kontrolloni nëse mund ta
zgjidhni problemin vetë me ndihmën e
informacionit në tabelë përpara ose
kontaktoni me një qendër të autorizuar të
shërbimit.
PARALAJMËRIM!
Riparimet që nuk kryhen
mirë mund të rezultojnë në
rreziqe serioze për sigurinë
e përdoruesit. Çdo riparim
duhet kryer vetëm nga
personeli i kualifikuar.
Për disa probleme, ekrani tregon
kodin e alarmit.
Shumica e problemeve që mund të
ndodhin mund të zgjidhen pa nevojën
e një qendre të autorizuar shërbimi.
Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Nuk mund ta aktivizoni
pajisjen.
Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë ndonjë
siguresë të prishur.
Programi nuk fillon. Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
Nëse është caktuar vonesa në nisje, anuloni cilësimin
ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
Pajisja ka filluar procedurën për ringarkimin e rezinës
brenda zbutësit të ujit. Kohëzgjatja e procedurës është
afërsisht 5 minuta.
Pajisja nuk mbushet me ujë.
Në ekran shfaqet ose
.
Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet
vendase të ujësjellësit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që zorra e furnizimit me ujë të mos jetë e
përdredhur ose e përthyer.
www.aeg.com18
Page view 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 ... 71 72

Comments to this Manuals

No comments