AEG FSB41600Z User Manual Page 12

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 68
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 11
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
Pasi nisni një program, pajisjes mund t'i
duhen deri në 5 minuta për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit. Duket sikur
pajisja nuk po punon. Faza e larjes fillon
vetëm pasi kjo procedurë të ketë
përfunduar. Procedura përsëritet në
mënyrë periodike.
8.1 Kutia e kripës
KUJDES!
Përdorni kripë të ashpër që
është vetëm për lavastovilje.
Kripa e imët rrit rrezikun e
ndryshkut.
Kripa përdoret për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit dhe për të
garantuar rezultate të mira larjeje në
përdorimin e përditshëm.
Mbushja e kutisë së kripës
1. Rrotullojeni kapakun e kutisë së
kripës në drejtim të kundërt të
akrepave të orës dhe hiqeni.
2. Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës
(vetëm herën e parë).
3. Mbusheni kutinë e kripës me 1 kg
kripë (derisa të mbushet plot).
4. Tundeni hinkën me kujdes nga
doreza që të futen brenda edhe
kokrrizat e fundit.
5. Hiqni kripën përreth vrimës së kutisë
së kripës.
6.
Rrotulloni kapakun e kutisë së kripës
në drejtim të akrepave të orës për ta
mbyllur kutinë e kripës.
KUJDES!
Uji dhe kripa mund të
derdhen nga kutia e kripës
kur e mbushni. Pasi ta
mbushni kutinë e kripës,
nisni menjëherë një program
larjeje për të shmangur
gërryerjen.
8.2 Mbushja e kutisë së
shpëlarësit
A
B
D
C
M
A
X
1
2
3
4
+
-
A
B
D
C
KUJDES!
Përdorni vetëm shpëlarës të
posaçëm për lavastovilje.
www.aeg.com12
Page view 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 67 68

Comments to this Manuals

No comments